Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra i ka bërë djalit të tyre një dedikim prekës për ditëlindjen e parë. Ansi, djali i tyre me 25 maj të vitit të shkuar erdhi në jetë.
Ajo ka treguar me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pjesë nga pritja e ëmbël duke shtuar se Ansi dhe Sinani janë gjithçka që ajo ka kërkuar në jetë.
Postimi i Andrrës:
Lajmi i ardhjes tënde në jete ishte vula me vlerë të panumërt e dashurisë që na mbështillte mua dhe babin tënd.Ndonëse rrugëtimi i njohjes dhe kurorëzimit tonë ishte i mbushur me emocione të pakufijta e thellësisht të ndjera,asgjë s’ishte e barasvlefshme me lajmin që na mbushi jetën në mënyrë të papërshkrueshme.Teksa ti frymoje brenda meje,përpiqesha të të imagjinoja në tërësinë tënde e thurja ëndrra të pafundme për ty.Mëngjesi më zgjonte me mendime për ty e nata mbyllej me dorën mbi barkun që brenda kishte mrekullinë time.Ditët i linin rradhën njëra-tjetrës,barku rritej e unë çdo ditë e më shumë të ndjeja në pafundësinë time.Babi yt erdhi në Gjermani për të mbajtur koncertin e rradhës sëbashku me kolegë të tij.Përgjatë të gjithë koncertit,ndonëse tingujt ishin të fortë,dukej sikur kjo situatë s’të shqetësonte aspak e ti njësoj si cdo ditë flije në barkun tim.Ama,sapo ai preku skenën e mori mikrofonin për të kënduar vargjet e para,Ti në atë çast më dhe gjurmën tënde të parë,GODITJEN TENDE TE PARE❤️�E shoh të kotë të vazhdoj të shkruaj për Mrekullinë e 8-të tonën.Ti je fryt i dashurisë sonë dhe Diell i pashtershëm që cdo ditë e më shumë rrezaton jetët tona.25.05.2016 Kjo është data që shenoi jeten time e te babin tend.Ahhhh sa shume ndiej e sa pak mund te shkruhet per ty…Ti je jete qe jetes sime i jep jete.Nuk ka lumturi me te madhe e me te prekshme teksa shoh qe une dhe babi yt,jemi perfshire me gjithsej tek Ty.Trekendeshi Sinan-Andrra-Ansi ishte gjithcka qe une kisha enderruar nje jete❤️.
(M.D/Shuplaka)