17:53 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Anëtar i një grupi kriminal/ Pas deportimit rihyri në Britani, 33-vjeçari shqiptar dënohet me 12 vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash

07:07 | 01/07/2024
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anëtar i një grupi kriminal/ Pas deportimit rihyri në Britani, 33-vjeçari shqiptar dënohet me 12 vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash

Një anëtar i një grupi të krimit të organizuar shqiptar është burgosur për herë të dytë në Britani për trafik të drogës të klasit A. Bujar Cozminca, 33 vjeç, trafikoi 100 kilogramë kokainë, vlera e të cilës kur u ble ishte 3.5 milion £ dhe parashikohej të shitej me vlerën 8 milionë £.

Cozminca u arrestua në maj të vitit 2021, ku në dy pronat, në Islington dhe Wembley, që ai përdorte për pazaret e drogës iu gjetën 300,000 £ në para.  Agjentët e hetimit zbuluan gjithashtu disa regjistra që tregonin pazare droge që kapin shumën e gati 2 milionë paund. Cozminca pranoi përfshirjen e tij në trafikun e kokainës dhe veprimtarinë e pastrimit të parave. Pas kësaj, Gjykata e Kurorës Snaresbrook, e dënoi të premten (28 qershor 2024), me 12 vjet burg.

Emri i tij, shkruajnë mediat britanike, ishte tashmë i njohur për oficerët e zbatimi të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2012, ai u dënua me 21 muaj burg për trafik droge ​​dhe u deportua në Shqipëri, por më pas rihyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2020, hetuesit, hetuesit siguruan komunikime të tij në aplikacionin e koduar EncroChat, ku u zbulua se Cozminca trafikonte shumë kilogramë kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe pastronte qindra mijëra paund para kriminale në javë. Grupi i krimit të organizuar, në të cilin ai ishte pjesë kishte lidhje të gjera ndërkombëtare dhe Cozminca ishte në gjendje të operonte gjatë gjithë bllokimit të Covid -19 të vendit dhe më gjerë.

Oficerët në Britani gjithashtu po vazhdojnë të hetojnë anëtarët e tjerë të të njëjti grup kriminal.  Andrew Tickner, oficer i lartë hetues i OCP, tha: Cozminca është një anëtar i një grupi shqiptar të krimit të organizuar që besonte se mund të vepronte pa u ndëshkuar. Falë përpjekjeve të bashkërenduara dhe punës së aftë nga oficerët e NCA-së dhe Shërbimit Policor Metropolitane, provat thelbësore të marra nga  EncroChat e bënë të qartë shkallën e kriminalitetit të tij, duke i lënë atij zgjidhje tjetër veçse të pranojë fajin. Ne jemi të vendosur të ndjekim individë si Cozminca që mendojnë se janë mbi ligjin dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për t’i sjellë ata para drejtësisë.”

Pas

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, Zëvendëskryeministrja Balluku: Autostrada e parë e tipit A në Republikën e Shqipërisë

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2024

Para
Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

Qeveria miraton programin për praktikat e punës të profesionistëve të rinj

Prokurorja Perlinçeviq: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi

Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas/ Dhjetëra të burgosur jashtë qelive të tyre, dy oficerë të plagosur

Zyrtarët e imigracionit në SHBA, urdhër për rritjen e numrit të arrestimeve

Sondazhi: Shumica e britanikëve pro një embargoje të plotë armësh kundër Izraelit

Përplasje fizike në Parlamentin e Bullgarisë. Revolta nga Partia e ekstremit të djathtë, kundër hyrjes në eurozonë

Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

Putin refuzon bisedimet me Zelenskyn: Kërkojnë paqe, por godasin civilët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.