08:21 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Anëtarësimet në PS, Veliaj nga Lapraka: “I ftoj të gjithë t’i bashkohen partisë që punon dhe ndërton, jo partisë që dhunon dhe shkatërron”

17:36 | 24/02/2024
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anëtarësimet në PS, Veliaj nga Lapraka: “I ftoj të gjithë t’i bashkohen partisë që punon dhe ndërton, jo partisë që dhunon dhe shkatërron”

Në vijim të turit nëpër njësi për të mirëpritur anëtarët e rinj që i bashkohen çdo ditë Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se një shtëpi e madhe ka vend për të gjithë. Duke vënë theksin te gjithçka ka bërë dhe vijon të bëjë Partia Socialiste për vendin, Veliaj shtoi se ndaj duhet zgjedhur partia e duhur, partia që punon dhe ka politika të mira, e jo partia që dhunon dhe shkatërron.

“Kemi pasur bashki edhe më parë, por s’ishte rregulluar kinemaja “Maks Velo”. Përkundrazi, ishte bërë në një landfill në mes të Laprakës. Në fund të lagjes as nuk mendohej që dy shkollat më të bukura në Tiranë, “Nënë Tereza” e “Xhon Kenedy”, do ishin në Kodër-Kamzë, tek Instituti Bujqësor, ku mendohej që mbaronte Tirana. Këto i bën politika e mirë, i bën partia ku ti je. Mund të votosh për një parti që dhunon e shkatërron, mund të votosh edhe për një parti që punon dhe ndërton. Mund të punosh për një parti që fle gjumë, mund të punosh për një parti që përvesh mëngët dhe i shtrohet punës. Kjo është politika”, tha Veliaj.

Ai ftoi këdo që ka dëshirë të jetë pjesë e forcës vendimmarrëse për të kontribuuar në punët e mira që po bëhen çdo ditë dhe për të çuar vendin vetëm përpara.

“Ne na duhet të kemi edhe numrat, sepse patjetër na duhen edhe numrat, se ato në finale janë në kuti të votimit. Thoshte një ministër i jashtëm italian pas luftës: “E çuditshme me këta të opozitës, sheshet plot me ulërima, kutitë bosh me vota”. Në këtë fazë ne nuk jemi nga ata që ulërijnë, ndoshta nuk jemi agresivë dhe më mirë që s’jemi, se unë besoj se në finale është rezultati që na duhet, jo kush i bërtiti njëri – tjetrit. Por unë besoj se ne na duhet sasi, por na duhet edhe cilësi”, u shpreh Veliaj.

Pas

Lufta Rusi-Ukrainë shënon 2 vjet, Albin Kurti: Premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Kievit

Para

Arbitret shqiptare në arenën ndërkombëtare/ Drejtuan me sukses Itali-Irlandë

Para
Arbitret shqiptare në arenën ndërkombëtare/ Drejtuan me sukses Itali-Irlandë

Arbitret shqiptare në arenën ndërkombëtare/ Drejtuan me sukses Itali-Irlandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.