Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën e saj në parlamentin e Kosovës, ku po mbahet mbledhja e përbashkët e ligjvënëse nga Shqipëria e Kosova, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO i jep fund agresionit serb.
Osmani deklaroi se duhet që të ngremë zërin për të drejtat e shqiptarëve, kudo ata jetojnë. Sipas saj, Bashkimi Europian është familja natyrale e popullit shqiptar.
Vjosa Osmani: Po jetojnë në një kohë të trazuar. Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme, e ngre më lart Shqipërinë. Duhet një bashkëpunim më i madh. Shqipëria e Kosova janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh. Aspirata jonë për të qenë në BE është pasqyrim i identitetit tonë. Vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE qëndrojnë në themel edhe të popullit shqiptar. BE do jetë më i sigurt e më i plotë me Kosovën e Serbinë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO i jep fund agresionit të Serbisë. Edhe shqiptarët në Preshevë i kanë sytë nga ne, atyre iu shkelen të drejtat në mënyrë flagrante dhe ne duhet të ngremë zërin për të drejtat e tyre.
Ne nuk duhet të mbyllim sytë në raport me atë që po ndodh me popullin shqiptar në RMV. Kosova, ka pasur një popull të palëkundur, për të pasur shtetin e saj të lirë e sovran. Kosova është mirënjohëse ndaj Shqipërisë.