13:53 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, ambasadori i BE: Përmbush një nga objektivat kryesore të BSH për integrimin

12:06 | 22/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, ambasadori i BE: Përmbush një nga objektivat kryesore të BSH për integrimin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti dje në një takim kortezie në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Gonzato për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), që shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit me BE-në.

Gjithashtu, Guvernatori falënderoi z. Gonzato për asistencën teknike që BE ka dhënë për forcimin e kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë nëpërmjet fondeve IPA dhe programeve Twinning, në fusha të rëndësishme të bankingut qendror si stabiliteti makroekonomik dhe financiar, auditimi, mbikëqyrja dhe sistemet e pagesave, në mbështetje të përgatitjeve të saj për anëtarësimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe më pas në Eurosistem.

Guvernatori dhe Ambasadori diskutuan lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria dhe sfidat me të cilat përballen vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duke skicuar, njëkohësisht, qasjen e Komisionit Evropian për të udhëhequr dhe mbështetur procesin e zgjerimit.

Ambasadori Gonzato përgëzoi Guvernatorin Sejko për pranimin e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA nën udhëheqjen dhe koordinimin e Bankës së Shqipërisë, si pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ai theksoi se me këtë anëtarësim, Banka e Shqipërisë përmbush me sukses një ndër ambiciet e saj kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian. Gjatë bisedës, Guvernatori Sejko e njohu bashkëbiseduesin me panoramën ekonomike në Shqipëri, ku theksoi se pavarësisht situatave sfiduese, ecuria ekonomike në vend paraqitet e qëndrueshme dhe me tregues mjaft të mirë.

Guvernatori Sejko theksoi se fokusi i politikave ekonomike gjatë kësaj periudhe ka qenë i orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, duke përshtatur qëndrimin e politikës monetare, si një parakusht për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit tonë dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve në vend. Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë gjykon se reformat e gjithanshme rregullatore, ligjore e institucionale të ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, ofrojnë një platformë të plotë dhe konsistente për adresimin e sfidave.

Ambasadori përgëzoi Guvernatorin Sejko për progresin e bërë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë. Përmbushja e kritereve të anëtarësimit çon në zhvillimin gjithëpërfshirës politik, social dhe ekonomik të vendit.

Ai vlerësoi punën e bërë kryesisht për Kapitullin 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit” dhe Kapitullin 17 “Politika Ekonomike dhe Monetare”, të cilët drejtohen nga Banka e Shqipërisë, por dhe kontributin e kësaj të fundit në kapitujt e tjerë ku merr pjesë, si dhe nënvizoi vlerësimin e Komisionit Evropian në lidhje me procesin e përafrimit sipas kapitujve të acquis të BE-së, i cili konstatohej dhe në progres-raportin e fundit.

Ndër të tjera, Ambasadori Gonzato vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të përballimit me sukses të sfidave dhe garantimit të stabilitetit financiar në vend, si një parakusht i rëndësishëm për investitorët, me synim zhvillimin dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja në Shqipëri.

Ambasadori Gonzato konfirmoi vullnetin për të rritur më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen e BE-së për Bankën e Shqipërisë nëpërmjet asistencës teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror dhe ndërmarrjes së projekteve të përbashkëta në të ardhmen./Monitor

Pas

“Arrest me burg” për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, zbardhet vendimi i gjykatës

Para

Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD: Ndërhyrje të fuqishme, përmbysje në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike

Para
Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD: Ndërhyrje të fuqishme, përmbysje në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike

Berisha shpall ndryshimin rrënjësor në programin e PD: Ndërhyrje të fuqishme, përmbysje në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

VIDEOLAJM/Zjarr pranë ish-sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro! Detajet

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

Guterres apel për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.