12:35 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Anëtari i KED-së: Nuk është hata nëse nuk merr vizë amerikane, skeptik për Reformën

08:52 | 07/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Anëtari i KED-së: Nuk është hata nëse nuk merr vizë amerikane, skeptik për Reformën

Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Gentian Trenova është një nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë i sapozgjedhur, i pari institucion i ngritur rishtas si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. I ftuar ekskluziv në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë një grup juristësh dhe profesorë të jurisprudencës, ai komentoi të gjitha zhvillimet e fundit në drejtësi por edhe përplasjen mes prokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

I diplomuar dhe në magjistraturë, me rezultate të shkëlqyera, studiues dhe autor I shumë librave në fushën e jurisprudencës për më tepër i cilësuar si një jurist me integritet, Trenova deklaron se kryeprokurori Lalla ka zbatuar ligjin dhe nuk ka bërë asnjë gabim me dërgimin e tre emrave për anëtarë të KED sepse sipas tij vetëm tre prokurorë i plotësonin kriteret.

Nga ana tjetër, i pyetur për historinë e vizave të refuzuara nga ambasada për një grup gjykatësish dhe prokurorësh ai u përgjigj: Nëse jep apo jo vizë dikujt këtë e di ambasada amerikane dhe askush nuk mund të kërkojë, insitojë dhe ta komentojë këtë. Por unë dua të them personalisht nuk kam kërkuar vizë dhe nuk më është refuzuar viza. Por nëse një ditë do ndodhte kjo nuk do më krijonte asnjë shqetësim. “Nuk do ishte hata nëse ske marrë vizë amerikane”, tha Trenova. Ndërkohë Trenova është I pari prokuror që shfaq hapur rezervat për reformën në Drejtësi.

“Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të”, tha Trenova për dje për gazetarin Qafoku. Thembra e Akilit, roli i ri kryeprokurorit të përgjithshëm, për Trenova ka një problem themelor në këtë drejtim sepse nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, I cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës. “Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokuror të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm”? Trenova e cilësoi pikërisht këtë një gabim të kësaj reforme.

Sipas tij, prokurori duhet të krijojë besim në vetvete dhe më pas të publiku. Nga ana tjetër Trenova komentoi edhe perceptimin e besimit për prokurorët dhe gjykatësit. Sipas tij, është krijuar perceptimi se gjykatësit dhe prokurorët në këtë vend nuk bëjnë. Por sipas meje personat e zgjedhur në poste të rëndësishme në institucionet e politikë janë të papërshtatshëm dhe të gjithë kërkojnë drejtësi te të tjerët. Sipas Trenovës në fakt vetë populli nuk e ushtron si duhet të drejtën e tij. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: kedviza amerikane
Pas

Ekselenca, Administrata Shtetërore mundësi aplikimi në 9 fusha studimi, cilat janë

Para

”Rama tallet nga radio më e madhe në Francë, si karagjoz me xhinse dhe atlete në takim zyrtar!”, denoncimi te Berisha

Para
”Rama tallet nga radio më e madhe në Francë, si karagjoz me xhinse dhe atlete në takim zyrtar!”, denoncimi te Berisha

''Rama tallet nga radio më e madhe në Francë, si karagjoz me xhinse dhe atlete në takim zyrtar!'', denoncimi te Berisha

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

Mbështetje e përshtatur nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemës penitenciare shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.