Ditën e djeshme në emisionin “Ajsberg” në Fax News, një ish-polici ka denoncuar një ngjarje e cila ka ndodhur në Shtator të vitit 1992 në fshatin Vrion, në oborrin e kishës ku plagosjen e ka kryer ish-polici, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj.
Sipas denoncuesit, Tartar Bazaj, ka plagosur dy persona dhe për këtë ngjarje ai është mbajtur në paraburgim por që nuk është dënuar dhe këtë ngjarje ai nuk e ka deklaruar në formularët e vetëdeklarimit.
Për të folur më gjatë për këtë denoncim, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ka qenë gazetari investigativ Artur Çani.
Çani shprehet se Bazaj ka qënë subjekt i emisionit edhe herë të tjera, pasi ai në formularin e vetdeklarimit thotë se ka kryer në të njëjtin vit përnjehërë dhe shkollën e mesme për Agronomi në Selenicë dhe shkollën e mesme për miniera në Krrabë, që janë dy vende me distancë prej 150 km, ky person ndodhej në dy vende me kaq dictancë, që kuptohet lehtësisht se është një falsifikim.
Personi denoncues, tregon Çani, i ka vajtur vetë në zyrë dhe i ka treguar ngjarjen. Gazetari shprehet se në formularët e vetëdeklarimit nuk ka asnjë vendim për arrestim, ndalim apo vepra penale. Por gazetari thekson se është fakt që Bazaj ka plagosur dy persona.
Gjithashtu, Çani ka treguar se Tartar Bazaj e ka kërcënuar. Më tej, gazetari investigativ thotë se i ka dërguar një letër kryetarit të KLP-së Gent Ibrahimit, që të bëhet pezullimi i Bazajt nga detyra.
“Tartar Bazaj ka qënë subjekt i emisionit edhe herë të tjera. Bazaj ka qënë në të njëjtin vit dhe në shkollën e mesme në Selenicë për Agronomi dhe njëkohësisht në shkollën e mesme për miniera në Krrabë, domethënë janë dy vende me një distancë prej 150 km dhe ky person ndodhej në dy vende, dhe sigurisht që kuptohej se ishte një falsifikim. Ky person, denoncuesi më erdhi vetëm në zyrë. Më tregoi ngjarjen”.
I pyetur nga gazetari në studio, se si ka mundësi që ky ngjarje ka shpëtuar nga filtrat e vetëdeklarimit, Çani thotë se
“Ka një formularë vetëdeklarimi, ku plotësimi i këtij formulari është një detyrim ligjor. Në vendimin për Tartarin thuhet se verifikimi është bërë i plotë dhe i gjithanshëm.
Gjithashtu, në vendim nuk ekzistojnë arrestime, ndalime apo vepra penale. Theksoj se nuk thuhet asgjë për plagosjen e dy personave nga Bazaj. Ndërkohë është fakt që Bazaj ka plagosur dy persona. Sot Tartari ka qenë pjesë e mbledhjes së KLP-së, por mbas asaj që ndodhi, Bazaj s’mund të ishte pjesë e mbledhjes.
Pyetjes nëse është ndaluar apo arrestuar, Bazaj i është përgjigjur ”JO”. Bazuar në ligjin për dekriminalizimin, Bazaj ka bërë vepër penale. Ka bërë vepër penale sepse ka deklaruar të dhëna të pavërteta. Por Bazaj është kandiduar, zgjedhur dhe emëruar. Për këtë arsye i kam bërë një kërkesë kreut të KLP, Gent Ibrahimi. Kërkesa ime është bërë për pezullimin nga detyra të Bazajt.”
Gjithashtu, Çani ka treguar edhe debatin që ka patur me Tartar Bazaj, ky i fundit e ka kërcënuar gazetarin në zyrë. Më tej, gazetari shprehet se duhet që prokuroria të bënte verifikimet dhe se Bazaj duhet të shkarkohet.
“Presioni që bëri, ishte tipike e njerëzve mashtrues. Fillimisht, Bazaj refuzoi të bënte intervistën. Refuzimi me justifikimin se nuk e lejonte kreu i KLP të jepte detaje. Më pas më ka ardhur në zyrë, mendova se ishte për intervistë. Ai erdhi në zyrë dhe ka folur rëndë, më ka kërcënuar.
Mendoj se Bazaj nuk duhet të jetë pjesë e KLP. Në një javë kam mundur të mbledh këto informacione.
Prokuroria apo kreu i KLP-së mund ta bëjë këtë gjë për një ditë. Pse nuk janë marrë masat e nevojshme? Kjo situatë më bën të vendos në dyshim sistemin e drejtësisë. Bazaj duhet të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht.”