08:46 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Anëtari i PD-së voton tre herë? VIDEOT që qarkullojnë pas zgjedhjeve

16:30 | 24/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anëtari i PD-së voton tre herë? VIDEOT që qarkullojnë pas zgjedhjeve

Dy ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, ku fitues doli sërish Lulzim Basha. Pavarësisht se procesi është zhvilluar normalisht, kritikët e Bashës ankohen se ky proces ka patur mjaft parregullsi.

Fill dy ditë pas zgjedhjeve, video nga momenti i votimit kanë dalë në qarkullim, ku shihet se si dy anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar dy herë osë tre herë. Videot që përmbajnë logon e “Real TV” janë realizuar në qytetin e Vlorës. Vetë Astrit Patozi, i cili bën pjesë në grupin anti-Basha i ka shpërndarë këto video, për të vërtetuar ato çfarë ai ka thënë deri më tani, se zgjedhjet janë thjesht një farsë.

“Farsa e 22 korrikut me zgjedhjet tona e bën më të fortë nevojën e reflektimit të çdo demokrati për të kuptuar se kriza e Partisë Demokratike, jo vetëm nuk është zgjidhur, për është thelluar akoma më shumë. Ne vijojmë të jemi të bindur se edhe sikur të kishte qenë një proces shumë korrekt në aspektin teknik, ajo nuk do të kishte qenë kurrësesi një garë, sepse mungonin garancitë më minimale që anëtarët e Partisë Demokratike të votonin lirisht për alternativën më të mirë.

Por e keqja është se as konkurrim me Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit nuk pati. Pamjet e rënda të personave që votonin nga 2, 3 apo më shumë herë kanë bërë tashmë xhiron e Shqipërisë dhe të botës. Ato janë të mjaftueshme për të treguar se ajo që ndodhi më 22 korrik vetëm me zgjedhjet nuk kishte lidhje. Mbushja e kutive ka qenë një fenomen masiv në çdo qendër votimi, që do të thotë se rezultati i votimit nuk përputhet fare me votën e demokratëve dhe kjo e bën dyfish më të kompromentuar pozicionin e Lulzim Bashës, i cili pretendon se është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike.”, shkruante Patozi vetëm pak orë më parë. (D.D/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=Cza9pRD8udw&feature=youtu.be

Etiketa: PDvotimezgjedhjet
Pas

Atentati kundër aktorit kishte dy muaj që përgatitej

Para

Mustafa Nano u përgjigjet kritikave: Jo vetëm nënë sllave, edhe motra e Skënderbeut u martua me një serb

Para
Pakti Rama-Basha, Nano: Do doja që të mos e shihja si një pakt maskarenjsh

Mustafa Nano u përgjigjet kritikave: Jo vetëm nënë sllave, edhe motra e Skënderbeut u martua me një serb

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndahet nga jeta prifti Kristaq Viso, pësoi dëmtime në kokë dhe trup pasi u rrëzua nga çatia e kishës rreth 2 javë më parë

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Hasina përballet me akuza për krime kundër njerëzimit

Turizmi/ Italianët nuk i ‘ndahen’ Shqipërisë, u rritën me 7.1% gjatë muajve janar-prill, ‘bie’ Kosova

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Kina zbulon një burim masiv energjie të fshehur nën tokën e saj që mund të ndryshojë të ardhmen

Kamioni përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit/Shoferi shpëton mrekullisht

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.