04:19 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Anëtari i Kryesisë së PD-së “shpërthen” ndaj Bashës: Baza s’na kërkoi martesë me LSI-në, po shkel statutin! (VIDEO)

10:06 | 12/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anëtari i Kryesisë së PD-së “shpërthen” ndaj Bashës: Baza s’na kërkoi martesë me LSI-në, po shkel statutin! (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Genti Malko ka qenë i ftuar në studion e ‘’Fax News”.

Ai ka folur në lidhje me nisjen e protestave nga ana e PD-së së bashku me LSI-në. Malko u shpreh se çdo popull duhet që të protestojë në lidhje me padrejtësitë që i bëhen.

Malko sulmoi Bashën duke thënë se protesta bëhet më shumë për të hequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Partisë. 

Më tej duke iu referuar marrëveshjes me LSI-në, Malko u shpreh se baza e PD-së është kundër, ndërsa Basha ka vepruar pa marrë parasysh statutin e partisë. 

‘’Shqiptarët protestojnë çdo ditë duke u largujar nga vendi. Nuk ka ndodhur asnjë largim më i madh që nga vitet 90. Kjo është protesta që po bëjnë çdo ditë shqiptarët, dhe ky është çelësi që duhet të kuptojë qartë PD. Shqiptarët nuk largohen vetëm prej qeverisë.

Stina e protestave duhet të maksimalizojë fuqinë e revoltës së qytetarëve. Mos të protestojmë se është për të protestuar. Fillimisht PD-ja duhet që të rifitonte besimin e humbur të qytetarëve ndaj klasës politike. Po të mos kishte qenë kështu PD-ja do të kishte qenë në pushtet. Duhet të shohim në tërësi gjërat që nuk shkojnë.

Shqiptarët i shqetësojnë gjërat bazike që kanë lidhje me ekonominë, dhe e dyta sistëmi i drejtësisë dhe demokracia funksionale. Ditën kur pjesa më e madhe e shqiptarëve e sheh potilikën Pazar, në esencë nuk ka ndryshuar asgjë. Para gjashtë muajsh ti ishe armik dhe tashmë janë minimalizuar edhe mundësitë për të marrë me vete njerëzit. Nuk është vetëm Basha, e kam me të gjithë liderët në vend.

Vetë Basha nuk ka deklaruar derimë tani që do të ketë një protestë të dytë si ajo e çadrës, dhe marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Kjo tregon që vetë ai është i paqartë me atë çfarë do ndodhë në lidhje me protestën. Kërkon që të heq vëmendjen nga problemet e brendshme. Po gjithçka ka një kufi, nuk mund të shkosh shumë larg me këtë taktikë.

Po të jap përjetimin tim, ne dy muaj më parë u ndalëm në analizën për zgjedhjet e Qershorit. Duhet thënë se situata në bazë është tmerrësisht e vështirë, vende vende dhe inekszistente. E vetmja kërkesë që ata bënin ishte që të mos kishim një martesë tjetër me LSI-në. Ne e kemi çuar klëtë zë lart, po që nuk u morr parasysh.

Ndoshta ai bën llogaritjen e numrave, po nuk mori parasysh mendimet e bazës, dhe kjo do të ketë koston e saj edhe në protestën që do të mbahet.

Ne e bëmë copë para gjashtë muajsh LSI-në në fushatë, ndërsa sot bën një tjetër marrëveshje duke shkelur statutin”, u shpreh Malko.

“Duhet një reflektim të thellë në lidhje me atë që ndodhi në zgjedhje. Kjo sjellje që ne po mbajmë do të na çojë drejt një partie të dorës së dytë.

Unë mendoj që njerëzit që i rrinë Bashës pranë e shohin atë me sy kritikë. Ndërsa ne kemi kurajo që ta shprehim kundërshtinë ata nuk e bëjnë.

Unë nuk paragjykoj LSI-në për qëndrimin që ka, por brenda PD-së  ne duhet të konturohemi për të rikthyer besimin e humbur, dhe për të rikthyer identitetin.

Duhet që të rikthejmë njerëzit që janë larguar. A jemi ne forca e djathtë te e cila shqiptarët besuan në vitet ’90?! Kjo është pyetja që ne duhet të ngremë. Përveç marketingut që bëhet, unë mendoj se diferenca me partitë e tjera është shumë e vogël”, u shpreh Malko.

Lidhur me faktin nëse Basha ka tentuar që të bashkojë partinë ai u shpreh se Basha ato që nuk i përballon dot i shmang duke u sjellë sikur nuk ekzistojnë.

‘’Basha ka një të metë, që gjërat që nuk i përballon dot, i shmang duke u sjellë, sikur ato nuk ekzistojnë. Pak kohë më parë i kemi kërkuar zotit Basha një takim, që të shohim të gjitha pikat që na bashkojnë, sa nuk është vonë. Nuk ka pasur një përgjigje nga ana e tij. Ka bërë sikur propozimi nuk ekziston”, u shpreh më tej Malko.

(E.K/FAXWEB)

 

Pas

Gjiknuri në Përmet: 5 milionë dollarë investime për ujësjellsin, pas 30 muajve 24 orë për qytetin

Para

I bie me levë hekuri kokës 63-vjeçarit në Vlorë, arrestohet i riu

Para
Goditja e parë nga Policia Shqiptare bëhet në Fier, KUSH u kap nga ”Forca e Ligjit” të Ramës (VIDEO)

I bie me levë hekuri kokës 63-vjeçarit në Vlorë, arrestohet i riu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.