Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri ka reaguar sot ndaj akuzave të deputetit të PS, Erjon Braçe për LSI I cili tha se Basha e Kryemadhi bëjnë propagandë kur flasin për varfërinë dhe të varfrit, teksa ndalet te mielli që hodhën sot deputetët e opozitës. Duke i quajtur ata qelbësira, deputeti socialist kishte thënë se ata nuk kanë respekt për bukën e fukarait dhe se i duan fukarenjtë thjesht për karrigen e tyre.
Në një reagim në Facebook, Guri shprehet se Erjon Braçe që bën sikur i “qan shpirti” për të varfrit nuk ka folur asnjë fjalë kundër koncesioneve.
Në reagimin e saj Guri thotë se Braçe bahet i madh “kur është puna për të justifikuar zullumet e shefit “Skape”, si me drogën që mbuloi vendin dhe turpëroi Shqipërinë, ashtu edhe për kontratat thellësisht korruptive për llogari të blerjes së votave”.
Në fund ajo I thotë Braçes që të mos përdoret si “stanok I shefit” pasi ai nuk do ta bëjë ministër.
POSTIMI I PLOTË:
Dy fjalë llafazanit Braçe
Si një kone e vogël që vetëm leh kur shefi i thotë “skape”, edhe sot nuk mund të mungonte angullima e Braçes. I mësuar të kuisë me komandë, si atëherë kur lau duart dhe të pasmet e shefit të tij nga sarina, edhe sot u mundua të shndërrojë “kokainën” në miell të varfërish.
Këtij po, që i digjet shpirti për të pamundurit. Ashtu siç i digjet për paratë e shiptarëve që shkojnë në koncensionet korruptivo-kriminale të oligarkëve. Aq shumë shqetësohet sa ka dy vite që mban të bllokuar nismën antikoncension të LSI në sirtaret e tij, pa e shqyrtuar, se ende shefi i tij nuk i ka thënë, skape.
Po po, i digjet, si ju dogj edhe posti i ministrit se nuk kishte lehur dot aq fort, se aq takat ka i shkreti. Pas shtatë muajsh filloi të kujisë. I tha shefi, skape!
Këtij që mendon për të varfërit, që ende nuk ka shqiptuar një gërmë për kostot e transportit që iu rriten eksporteve të divjakasve, tërbufavse, gradishtiotëve, të gjithë fermerëve të Lushnjes me taksën e rrugës së Kombit, të asaj rruge që nuk ka lënë llum pa hedhur kundër saj.
Këtij i çahet zemra për të varfërit, aq sa nuk ka thënë asnjë fjalë për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të 30 mijë familjeve, se paratë e tyre duhet të shkojnë për të mbushur thasët e oligarkëve të shefit të tij.
Ah, këtij po i dhimbsen të varfërit, që nuk artikuloi asnjë fjali, kur dhjetra biznese u prishën në Golem, për t’i dhënë pamje vilës së shefit të tij.
Ky, Braçja i vogël, bëhet i madh, kur është puna për të justifikuar zullumet e shefit “Skape”, si me drogën që mbuloi vendin dhe turpëroi Shqipërinë, ashtu edhe për kontratat thellësisht korruptive për llogari të blerjes së votave, që shqiptarët t’i bëjë edhe më të varfër, aq sa edhe fëmijë të mos kenë guxim të bëjnë.
Edhe një diçka të fundit, mos u përdor si stanok, i shefit Skape, se deri aty i shkon e për atë të mban, se nuk e merr dot karrige e ministrit!
(B.H/Faxweb)