Deputeti i PS-së Anastas Angjeli i ftuar dhe një nga drejtuesit e programit kombëtar të punësimit , ‘Fax News’ tha se problemi më i madh në vendin tonë është që njerëzit nuk janë të kualifikuar në profesione të caktuara për të përmbushur kërkesat e biznesit.
Angjeli tha se është kryeministri ai që drejton programin kombëtar të punësimit dhe ka ngritur dy nëngrupe, një grup me personat e ngarkuar institucionalisht në institucionet qeveritare për cështjet e punësimit dhe çështjet sociale, dhe një grup pune nga parlamenti, kryesisht nga PS.
Ai tha se ajo që ka thënë kryeministri se “ka vende punë por nuk ka profesionistë” është e vërtetë. Duke marrë një shembull nga Elbasani ai tha se atje ka njerëz të punësuar në disa biznese nga Kina, India, Turqia dhe jo nga Elbasani sepse nuk ka profesuionist që të punojnë saldator, llamarinist e tjerë, duke bërë që punëtorët ti sjellin nga jashtë.
Për sa i përket papunësisë Angjeli tha se po tentohet që të afrohet sa më shumë në përputhjen e grafikut të rritjes ekonomike me atë të rritjes së punësimit pasi ka një disproporcion të madh midis dy këtyre grafiqeve ku zhvillimi i biznese dhe tekonologjisë ka ecur shumë por burimeet e kualifikuara njerëzore kanë ngelur pas. Sipa Angjelit në vitin 2017 kemi 79 mitë të punësuar, ndërsa sot papunësia në Shqipëri rrotullohet te 14%.
“Ajo çfarë u premtua në mandatin e parë është tejkaluar, papunësia në mandatin e kaluar ra , sot papunësia rrotullohet te 14 %. Thënie e kryeministrit është aktuale. Sot, meqë drejtoj dhe një universitet, kishim takim me një biznes, dhe mes të tjerave doli dhe ky problem dhe ëhtë e vërtetë kërkohen njerëz në një drejtim të caktuar, dhe një kaulifikim të caktuar dhe interviston 30 veta dhe nuk gjen një të kualifikuar. Në 2017 u punësuan 79 mjë persona.
Po të shikoni një grafik është rritja e punësimit dhe ajo ekonomike, dhe ka disproporcion, u krijua distancë ndërmjet zhvillimit të tregut dhe burimeve njerëzore, zhvillimii biznesit ishte I shpejtë, por jo I burimeve njërzore.
Po të shkosh në Elbasan ke punëtor nga Turqi, nga Kina, India dhe jo nga Elbasan sespe kërkojnë profesione të ndryshme, për shembull një kërkon llamarinist, saldator. Pra kjo nuk është thënë kot është bërë një analizë”, tha Angjeli.
Deputeti i PS-së tregoi gjithashtu se kush ishin 4 pikat kryesore të stratëgjisë kombëtare të punësimit.
Ai tha se kryefjala është ideja e hartimit të politikave ekonomike, makroekonomike e finaciare për ti përafruar sa më shumë këto grafiqe, ndërsa si pikat kryesore renditi: infrastrukurën, energjia, agrobiznesi dhe turizmi.
Duke folur rreth arsimi professional ai tha se është një nevojë kombëtare dhe sot është koha e edukimit professional se atë kërkon tregu I punës dhe shpërblimet janë edhe më të mira se një punë në shtet.
“Në edukimin profesional kërkohet një revolucion. Edukimi profesional ka shtyllën e edukimit dhe trajnimit professional. Të pranojë të gjithhë ata që tregi i punës I nxori jashtë loje dhe të perfeksionojë ata që janë në treg. Ndërsa edukimi professional ka të bëjë me edukimin që jepet që në shkollë.
Ne duhet të kalojmë dhe në akademi dhe në kolegje profesionale. Ky ëshy një sistem I tërë që do të përgatisë njerëz të përgatitur njëerëz të aftë për punë”, tha Angjeli.
Ai u pyet edhë në lidhje me TVSH-në mbi biznesin e vogël. Ai tha se edhe biznesi I vogël do duhet të paguajë TVSH-në, duke shtuar se kjo nuk do të rëndojë mbi tap or mbi konsumatorin.Angjeli tha se duhej bërë një punë e mirë në sqarimin e biznesit në mënyrë që të mos manipulohej.
“I kam ndjekur debatet me vëmendje. Padyshim që historia e taksave s’ka si të mos ngjallë sensibilitet.
Kufiri është në 5 milionë, tani zbret në 2 milionë, tani zbritja… a është e drejtë që të ketë një TVSH edhe për biznesin e vogël? Në princip po. Nuk ka kosto reale për biznesin e vogël, TVSH është taksë që e paguan qytetari, ajo që shqetëson biznesin e vogël…thotë që do mbaj një ekonomist, duhet parë që asnjë qytetar dhe biznes të mos manipulohet, mbase do të ishste më pozitive që biznesi I vogël të sqarohej”, tha ai.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:
Discussion about this post