01:31 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Angli/Detajet e fundit nga dasma mbretërore, “spektakli” që do të ndiqet nga 2 miliard njerëz

13:32 | 18/05/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Angli/Detajet e fundit nga dasma mbretërore, “spektakli” që do të ndiqet nga 2 miliard njerëz

Është cilësuar si dasma e vitit dhe  ndodhet në përgatitjet e fundit. Bëhet fjalë për dasmën mbretërore britanike mes princit Harry dhe të fejuarës se tij aktores amerikane Meghan Markle, është në përgatitjet e saj të minutës së fundit.

E cilësuar si dasma që do të ndiqet nga një audiencë botërore rekord prej mbi 2 miliardë shikuesish në Evropë, Amerikë, Afrikë e pjesë të tjera të botës, kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses, dhe spekullimeve se kush do e shoqërojë nusen në altar, pasi i ati i saj gjendet i sëmurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të udhëtojë dot për në Britani. E ëma e Meghan ndërkohë ka ardhur dhe sot takohet për çaj me Mbretëreshën. Ajo, madje dhe princi Charls, vjehrri i ardhshëm, mendohet se mund të jenë dy nga personat që do zëvendësojnë babain në këtë ceremoni.

Kjo dasmë, e cila mendohet se do kushtojë rreth 30 milionë sterlina më shumë se çdo dasmë tjetër mbretërore deri më tani në Britani, është një dhimbje koke për autoritetet e sigurisë dhe protokollin mbretëror.

Dasma mbretërore, e cila do zhvillohet në qytezën mbretërore Windsor, në veri të Londrës, po i nënshtrohet kontrolleve mjaft të rrepta të sigurisë.

Në ceremoni do të jenë të ftuar nga publiku rreth 2500 të ftuar, ndërkohë në mbrëmjen e dasmës 200 familjarë dhe miq do jenë pjesëmarrës. Princi Harry është djali i vogël i Princit Charles dhe ish-Princeshës së ndjerë Diana, e cila u nda tragjikisht nga jeta përpara 21 vjetësh gjatë një aksidenti automobilistik në Paris.

Interesi i publikut britanik, por edhe atij botëror është i tejskajshëm edhe për faktin se çifti mbretëror janë mjaft të admiruar nga publiku edhe për kauzat publike të bamirësisë që ata i kanë për zemër.

(E.V/ Faxweb.al)

 

Etiketa: Biritanidasmadetajetfunditmbretërore
Pas

Rama kthehet i zhgënjyer nga Samiti i Sofjes: Axhenda jonë nuk përkon me atë të BE-së!

Para

79 kg marijuanë në banesë dhe armë zjarri, policia pranga 30-vjeçarit

Para
Fier, gjendet i braktisur furgoni me 310 kg kanabis

79 kg marijuanë në banesë dhe armë zjarri, policia pranga 30-vjeçarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.