Gjykata në Londër ka dënuar me 45 vjet bandën e trfikut të kokainës që udhëhiqej nga një shqiptar.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja drejtuesi quhet Lorenc Hoxha, 37 vjeç, me origjinë shqiptare qe kishte nen kontroll trafikun dhe e udhehiqte ate vete ne rruget e Londres.
Nga hetimet mësohet se kjo bandë përdorte kode për të shpërndarë kokainën, ku fjal kyçe e përdorur ishte “pizza”.
Disa nga mesazhet që zbuloi polica në telefonin e Hoxhës ishin: Si është pica e re?, Kur të dëshironi pica, mund të vini t’i merrni, etj.
Shqiptari ka dalë dje para gjykatës së Nottingham me disa të tjerë të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë.
Hoxha, banues në Manseld Road, u dënua me 12 vjet e tre muaj burg. Sipas gjykatesit, “ai është i përfshirë në secilën ngarkesë, kishte kontroll mbi furnizimet që bënin të pandehurit si dhe persona të tjerë që nuk janë në bankën e të akuzuarve”. (B.H/Shuplaka)