Ngushtica e Bosforit në Stamboll është pikëkalimi jo vetëm i anijeve turke por i të gjitha anijeve që vijnë nga portet e Detit të Zi drejt Evropës si nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Ukraina dhe Gjeorgjia, por edhe nga të gjitha portet e Evropës drejt Detit të
Ditën e djeshme mësohet se një anije transporti është përplasur me një ndërtesë historike osmane në ngushticën e Bosforit, duke e dëmtuar rëndë godinën si pasojë.
Agjencia turke e lajmeve Anadolu bëri me dije se anija që lundronte me flamurin maltez, pësoi avari të shtunën, duke dalë jashtë kontrollit në ngushticën e ngarkuar me trafik detar. Anija po lundronte drejt anës aziatike të Stambollit, kur u përplas me ndërtesën.
Mësohet se fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme në njerëz.
Ndërtesa ka qenë banesa e një mjeku të pallatit të sulltanit në shekullin e 18. Anija ishte me gjatësi rreth 225 metra po transportonte elb nga Rusia për në Arabinë Saudite.
Discussion about this post