Stadiumi i Zenitit të Pertërburgut, “Krestovksy”, i përuruar vetëm disa muaj më parë në vitin 2017, do të jetë ndër stadiumet pritëse të Kupës së Botës 2018.
Stadiumi i qytetit rus ka një kapacitet prej 67 mijë vendesh dhe kostot e ndërtimit të tij përllogariten në rreth 1,1 miliardë dollarë, duke e bërë atë një prej më të shtrenjtave impiante sportive në botë.
Ditën e sotme një foto e shpërndarë nga një reporter në rrjet tregon stadiumin “Krestovsky” në të ftohtin e dimrit rus, të rrethuar nga retë.
Pamja është e veçantë dhe ka bërë xhiron e rrjetit.
(E.L/Faxweb)