Anija ‘Moliva’ me 102 kontejnerë dhe ngarkesë 2100 tonë mbetje të dyshuara toksike në bord po pret ankorimin në Portin e Durrësit, teksa Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e ngarkesës dhe ruajtjen me kamera 24 orë, pasi të këqyret siguria nëse janë hapur më parë apo jo.
Procedurat parashikojnë ekspertimin dhe hetimin e plotë. Në krahun tjetër, organizata “Rrjeti i Baselit”, që bëri edhe e para denoncimin prej 31 Korrikut të këtij viti të rastit dhe që u publikua në “Bloomberg” javën e parë të gushtit, pritet të japë një konferencë për mediat shqiptare dhe publikun në orën 10:00. Konferenca do jepet në afërsi të portit.
“Basel Action Network”, e njohur edhe si BAN, zbuloi eksportin e dyshuar të paligjshëm të mbetjeve nga Shqipëria në Tajlandë dhe Singaport me anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk” dhe që më tej u kthyen pas si të rrezikshme, pasi kishin përmbajtje helmesh nga furra e shkrirjes së çelikut në “Kurum”, e cila ia shiti më pas “Sokolajt”.
Prokuroria e Durrësit i kishte nisur hetimet e ngjarjes prej datës 21 Gusht e këtij viti dhe ishte në pritje të kthimit të ngarkesës.