13:09 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Anija ruse që u shfaq në Durrës, sqaron Ministria e Infrastrukturës: Ishte marrë me qera nga një kompani britanike, ja pse e nxorëm jashtë ujërave tona

14:34 | 15/03/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anija ruse që u shfaq në Durrës, sqaron Ministria e Infrastrukturës: Ishte marrë me qera nga një kompani britanike, ja pse e nxorëm jashtë ujërave tona

Një anije me flamur rus është shfaqur së fundi në Durrës, në një kohë që shteti shqiptar ka vendosur sanksione ndaj shtetit të drejtuar nga Vladimir Putin.

Në lidhje me këtë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një reagim, duke thënë se anija në fjalë ishte marrë me qera nga një kompani britanike.

Njoftimi i ministrisë:

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për një anije me flamur rus që po përpunohet në Porto Romano, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Anija për transportin e  mallrave të përgjithshme, me emrin “Neptun” me IMO 9358010 me flamur rus, por e marrë me qira (chartered) nga një kompani nga Britania e Madhe në datën 27.02.2022 është futur në ujërat e Republikës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në radën e Portit të Durrësit.

Nga verifikimi i dokumentacionit të anijes, nga ana kapitenerisë së Portit Durrës, ka rezultuar se mjeti lundrues ka pasur mungesa në dokumentacion dhe konkretisht:

Certifikatën e sigurimit për përgjegjësinë ndaj ndotjes së detit BLU CARD në zbatim të konventës CLC (Civil LiabilityConvention) dhe

Certifikatën e sigurimit në rast mbytjes në zbatim të konventës ËreckRemoval.

Për këtë arsye është urdhëruar të dalë jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Pasi mjeti lundrues ka plotësuar mungesat në dokumentacion dhe pasi është kryer verifikimi me listën e personave të ndaluar nga BE, për sanksionet e sjellë nga Ministria e Jashtme, mjeti lundrues i mësipërm në datën 13.03.2022 është lejuar të shkarkojë pajisjet e shpimit për kompaninë SHELL në Portin MBM në Porto Romano.

Pas

VIDEO/ Djali i tyre “dergjet’ në krevat prej 20 vitesh nga sëmundja, çifti nga Durrësi të përlotur apel për ndihmë: Kush mundet të vendosi dorën në zemër, nuk kemi lekë as për vizita

Para

Brukseli paralajmëron Serbinë për pasoja nëse rreshtohet në anën e gabuar për luftën në Ukrainë

Para
Serbia u detyrua për të votuar kundër sulmit rus? Flet Vuçiç: Jemi në situatë më të vështirë se kurrë, po na ushtrohet presion, Kosova do pranohet në OKB

Brukseli paralajmëron Serbinë për pasoja nëse rreshtohet në anën e gabuar për luftën në Ukrainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.