Në portin e Kaliarit në Sardenja të Italisë, autoritetet kanë ndaluar një anije e cila është në pronësi të një shqiptari.
Mediat italiane shkruajnë se anija në fjalë transportonte rreth 2400 tonë çelik , por ishte e pajisur me dokumenta të rreme. Anija udhëtonte me flamurin e shtetit afrikan të Kongos, pavarësisht se nuk i përkiste këtij shteti.
Mësohet se policia ka nisur hetimet mbi pronarin shqiptar për falsifikim dokumentash, por edhe për përdorim të paligjshëm të flamurit të një shteti.
Megjithatë shqiptari nuk është i vetmi që ka bërë shkelje, pasi autoritetet ndërkombëtare detare zotërojnë një listë me 73 anije, të cilat kanë udhëtuar pa të drejtë me flamurin e Kongos. (D.D/Shuplaka)