Anija e Rojes Bregdetare shqiptare P-117 “Shiroka” i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve britanikë, të cilët ndodheshin në bordin e një skafi turistik në gjirin e Sarandës.
Skafi turistik “GIANNINAS” me flamur grek kishte në bord dy shtetasit angleze të identifikuar si Patrick Muldoon dhe William Caster dhe kishte ngelur në det të hapur, pasi i kishte mbaruar karburanti.
Pas marrjes së sinjalit, anija P-137 “Shiroka” kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në Portin e Sarandës.
Gjendja shëndetësore e shtetasve anglezë mësohet se është e mirë. (M.D/Shuplaka)