Sot në emisionin “Fol me mua” nga Rovena Dilo ishte e ftuar kostumografja Anila Zajmi Katanolli për të folur rreth akademisë AZK.
Anila tregoi me emocion për punën e saj në këtë akademi ku ofron kurse për pikturë, vizatim, art e formim shoqëror.
Ajo madje tregoi edhe përjetimet e të gjithë të vegjëlve dhe të rriturve që ndjekin akademinë e saj.
Përvecse zbulojnë talentet e tyre, duket se ata gjejnë edhe një vend ku të largohen nga realiteti dhe shkojnë drejt formimit kulturor-artistik.
“Më ka pëlqyer të shëtis në disa fusha. Është mision dhe kënaqësi e madhe, se ne japim por edhe marrim nga të gjithë studentët që janë këtu, që janë të vegjël e të rritur, që nga 5 deri në 16 vjec. Janë kurse në vizatim, art, kulturë dhe formim shoqëror.
Të gjithë ata që vijnë këtu, të clirohen nga ngarkesa e ditës , nga provimet, shplodhen dhe na e thonë këtë.
Kjo është kryesorja, plus formimi kulturor artistik, se njerëzit rendin pas elektronikës, materies. Shumica e fëmijëvë që vijnë këtu nuk kanë telefon. Prindërit janë shumë të ndergjegjshëm dhe na ka bërë përshtypje. Ose shohin televizor me orar. Janë të formuar mirë.
Cila moshë është më e sinqertë?
Unë mendoj se lindin me nje format të caktuar, ka dhe të rritur që janë inocentë. Ne përpiqemi të krijojmë një harmoni mes ketyre shpirtrave të bukur.
Misioni im, ky është që të ngacmoj ose zbuloj ato gonxhe që bulëzojnë brenda cdo njeriu. Për ta drejtuar drejt asaj gjeje që ata kanë më talent. Të dish ta edukosh fëmijën, arrin.
Puna dhe drejtimi i saktë është shumë i rëndësishëm. Ne fillojmë shumë shpejt kurset e verës për dizajn dhe modë, për moshën 10-16 vjeç. Koncepti i dizajn në Shqipëri nuk është shumë i qartë në Shqipëri, është një punë shumë e shtrirë.
Ka një interes të jashtëzakonshëm për modën. Dizajni përfshin modën patjeter, është dizajni i produkteve, dizajnin e brendshëm që është shumë i bukur, ka dizajn aksesorësh, që është pjesë e modës, dizajni grafik. Dizajn është më shumë shkencë se sa art” u shpreh ajo nder te tjera.