21:24 | 31/05/2025

Ankesat e PD mbajnë ‘peng’ shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! ‘Provat’ në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj

Tashmë PD ka kundërshtuar rezultatin në 12 qarqet e vendit, duke kërkuar që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten.

Për çdo zonë zgjedhore, pretendimet janë të njëjta: Rama përdori shtetin, administratën dhe krimin për fitoren e tij, madje deformoi edhe votën e diasporës.

Kategoria e parë, janë lajme të publikuara në media mbi veprime të institucioneve shtetërore, ku PS akuzohet për asfalt elektoral apo bonuse për kategori të caktuara.

Nuk mungojnë edhe fotografitë e individëve që PD i konsideron si patronazhistë që kanë kontrolluar votuesit.

Kategoria e dytë e provave, janë vetë denoncimet që ka bërë PD, siç është kjo e Gazment Bardhit, i cili 5 ditë përpara zgjedhjeve i drejtohej me vlerësime maksimale Altin Dumanit, duke denoncuar policinë e Fierit se po punonte për Belinda Balukun.

Megjithëkëtë, deri tani KAS nuk ka dhënë vendim ende për asnjë padi të PD-së. Komisioni i Ankesave ka pranuar vetëm të hapë të hënën një kuti votimi në Vlorë, me kërkesë të Adriatik Lapajt, i cili pretendon se ka parë fletë votimi pa vulën e KQZ.

Nga ana tjetër, shumë kandidatë të PD-së kërkojnë rinumërim të votave preferenciale me dyshimin se ju janë vjedhur votat.

Së fundmi, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha, i kërkuan KQZ-së rinumërim në Tiranë, ndërsa Aulon Kalaja kërkon hapjen e kutive për Durrësin.

Mjeku Alimehmeti nuk fitoi dot një vend në parlament edhe pse mori 18 mijë vota personale. Ai u mund të garën e brendshme nga Jorida Tabaku, e cila rezulton me një avantazh prej 2 mijë  votash.

Para
 



Të Fundit