14:54 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ankimimet e PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet, KAS shtyn seancat e shqyrtimit

17:38 | 03/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ankimimet e PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet, KAS shtyn seancat e shqyrtimit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka marrë vendimin për të shtyrë seancat e shqyrtimit për kërkesat e Partisë Demokratike, në ditët në vijim për qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.

Konkretisht, ditën e nesërme do të shqyrtohet ankimi i PD-së për qarkun Vlorë, në orën 12:30, për pavlefshmërinë e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke kërkuar ripërsëritjen e procesit zgjedhor. Për këtë qark, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka kërkuar rinumërimin e votave, gjë që do të shqyrtohet gjithashtu nesër.

Sakaq, nesër në orën 16:00, do të shqyrtohet kërkesa e demokratëve për qarkun Gjirokastër. Ditën e martë, me datë 10 qershor, në orën 10:30, do të shqyrtohet kërkesa ndaj qarkut Berat, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë se një ditë më parë, KAS-i ka shtyrë të gjitha seancat e kërkesave ankimore të kërkuar nga Partia Demokratike për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Edhe për këto qarqe, PD-ja nuk pranon rezultatet dhe kërkon të ribëhet procesi zgjedhor. Për qarkun e Shkodrës, seanca është shtyrë ditën e hënë, me datë 09.06.2025, në orën 10:30. Për qarkun e Kukësit, do të vijohet seanca ditën e merkurë, me datë 04.06.2025, në orën 16:00. Ndërsa për qarkun e Lezhës, seanca është shtyrë për ditën enjte, me datë 05.06.2025, në orën 15:00.

Teksa PD-ja nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, disa kandidatë kanë kërkuar rinumërimin e votave, përfshirë Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja. Berisha shprehet se e mbështet në kërkesën e tyre, por fillimisht duhet që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit, për të vijuar më pas me ankesat e demokratëve. Sipas tij, mbështetja ndaj kandidatëve që kanë kërkuar rinumërimin do të vijë duke respektuar platformën e përcaktuar nga Partia Demokratike, në përputhje me ligjin elektoral.

Pas

Albin Kurti refuzon çdo emër tjetër për kryetarin e Kuvendit të Kosovës: Ne e kemi dhënë propozimin tonë

Para

Elbasan, 3 automjete përfshihen në aksident rrugor. Raportohet për disa të plagosur

Para
Elbasan, 3 automjete përfshihen në aksident rrugor. Raportohet për disa të plagosur

Elbasan, 3 automjete përfshihen në aksident rrugor. Raportohet për disa të plagosur

 



Të Fundit

Përfshihet nga flakët rrokaqielli në Dubai, evakuohen 400 banorë nga godina, pamjet e frikshme

PAMJET/ Përfshihet nga flakët e zjarrit një pikë grumbullimi hekurash! Nisin hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes

Vriten edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë, bilanci rritet në 9, Izraeli: Të frenojmë ambiciet bërthamore të Iranit

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin/ Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, i dënuar me 22 vite burg

Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 69-vjeçarja amerikane, detajet e para

Operacioni i Policisë në Vlorë: Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim për vepra të ndryshme

Aksidentohen dy turist në rrugën e Arbrit, transportohen drejt spitalit të Traumës

Itali/ Banda ishte bërë tmerr në Torino, kishin kryer 68 vjedhje. Arrestohen 8 “skiftera” shqiptarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.