20:33 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ankimimet në zgjedhje, opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve: T’iu heqim presionin!

11:08 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy të mandatuarit e opozitës flasin pas përfundimit të tryezës zgjedhore: Garanci se reforma zgjedhore do të bëhet me konsensus

Grupi politik i reformës zgjedhore, i përbërë nga dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe nga përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, takohen sot për të diskutuar një nga çështjet kryesore të procesit zgjedhor, ankimimet në gjykatë.

Mësohet se opozita ka paraqitur një draft ligjor, që synon zbatimin e rekomandimit prioritar të ODIHR-it për këtë çështje, duke nxjerrë jashtë presionit të vetingut gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit.

ODIHR thotë se Kolegji Zgjedhor ishte nën presionin e vetingut dhe për këtë shkak nga 8 anëtarë, ai mori vendime me 6 anëtarë. Prishja e këtij mekanizmi ndikon negativisht për një proces të lirë dhe demokratik.

Gjithashtu, ODIHR vë në dukje se, për shkak të vetingut, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale dhe nuk mundi të shqyrtojë çështje të karakterit kushtetues në raport me zgjedhjet. Për këto arsye, ODIHR bëri rekomandimin prioritar, i cili kërkon që reforma zgjedhore të garantojë një gjykatë funksionale dhe të pavarur në procesin zgjedhor.

Në zbatim të ketij rekomandimi, opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

Aktualisht është e pamundur që trupa gjyqësore për zgjedhjet të jetë e pandikuar dhe jashtë presionit të vetingut, siç kërkon ODIHR, pasi procesi nuk ka një radhë të fiksuar se kush gjyqtar kalon më veting, duke bërë që të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj vendimit të papritur të Komisionit të Vetingut, ndërkohë që gjyqtari mund të jetë duke marrë një vendim të rendësishëm për zgjedhjet.

PD dhe opozita propozojnë që vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15.

Aktualisht, Kolegji Zgjedhor krijojet nga gjyqtarë të Apelit, por duke qenë se ata janë në veting prioritar, pra në presion të vazhdueshëm, sipas ODIHR-it, Partia Demokratike propozon zgjerimin e bazës së gjyqtarëve edhe në shkallën e parë. Përveç përmbushjes së disa kritereve të integritetit profesional, ata duhet të kenë të paktën 7 vjet eksperiencë pune, që është kriter barazues me gjyqtarët e apelit.

Pas

Përplasja me komandimet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, shtyhet sërish seanca për Shullazin, gjyqtarët duhet të japin pëlqimin për t’u përgjuar

Para

VIDEO/ Mbyllen hetimet për vrasjen makabre, vëllai i Kreshnik Beqirajt: Do padis penalisht prokurorin, nuk e lë me kaq

Para
VIDEO/ Mbyllen hetimet për vrasjen makabre, vëllai i Kreshnik Beqirajt: Do padis penalisht prokurorin, nuk e lë me kaq

VIDEO/ Mbyllen hetimet për vrasjen makabre, vëllai i Kreshnik Beqirajt: Do padis penalisht prokurorin, nuk e lë me kaq

Discussion about this post

 



Të Fundit

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

Tragjedi në Otranto/ Burri vdes brenda në makinë në sytë e vajzës 3-vjeçare, teksa priste gruan të dilte nga puna

BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe

Autostrada italiane në zjarr pas përplasjes së aeroplanit të vogël, të paktën dy të vdekur

Sheinbaum: Rreth 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Intervista në Al Jazeera/ Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

Në Gaza po vret edhe uria masive, 10 të vdekur në një ditë

“Bllokohet” Granit Xhaka, e ardhmja e mesfushorit shqiptar merr tjetër drejtim

Pritej si përforcimi i madh i Dinamos, Klaus Gjasula nis fazën përgatitore për sezonin e ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.