Deputeti Enkelejd Alibeaj e quajti një proces të ligjshëm ankimimin e vendimit të gjykatës për mosnjohjen e Kuvendit të 18 dhjetorit. Ndërsa shtoi se në rast se gjykata e Apelit do të linte në fuqi të njëjtin vendim, atëherë nuk do kishte kundërshtime të tjera.
Deputeti Enkelejd Alibeaj: Ditën kur u dha vendimi i keni dëgjuar konsideratat e mia që ishte një vendim i marrë në mënyrë të paligjshme në shkelje ligjore. Këtu isha kur ju deklarova se do bëja ankimim që është diçka e ligjshme. Një parti që synon të ketë qeverisjen të nesërmen, kurrsesi nuk mund t’u japë besim njerëzve që kërkojnë mos t’u besohet gjykatave. Ne do heshtim kur gjykata të japë vendimin e prerë.