10:41 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ankimimi ndaj vendimit të KPK-së, KPA jep vendimin për Elsion Sadikun

16:57 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ankimimi ndaj vendimit të KPK-së, KPA jep vendimin për Elsion Sadikun

Trupi Gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i kryesuar nga Ardian Hajdari, Ina Rama relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daçi, Sokol Çomo, shqyrtoi sot në dhomë këshillimi çështjen e ankimimit të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku të bërë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me datë 27 korrik të vitit të kaluar.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të vitit të kaluar për Sadikun.

Kujtojmë se, sipas KPK-së, pikat ku u cënua figura e Elsion Sadiku është blerja e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes, kontrata e shitblerjes së një pallati dhe pushimi i një çështjeje (lexo këtu).

Njoftimi i plotë i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ardian Hajdari, Ina Rama relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, sot, më datë 05.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.26/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku kundër vendimit nr. 50, datë 27.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, në zbatim të nenit D, pika 1, 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, të nenit 61, pika 3 dhe 5 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me shumicë votash, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 50, datë 27.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku.

-Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

-U shpall në Tiranë, sot më datë 05.04.2019.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Elsion Sadiku
Pas

‘BE-ja të disiplinojnë Serbinë’, Pacolli: Kosova kërcëhohet çdo ditë për pavarësinë e saj

Para

“Drejtësia po kapet, vettingu me dy standarde” Çfarë i tha opozita shefes së ONM-së Calavera (FOTO)

Para
“Drejtësia po kapet, vettingu me dy standarde” Çfarë i tha opozita shefes së ONM-së Calavera (FOTO)

“Drejtësia po kapet, vettingu me dy standarde” Çfarë i tha opozita shefes së ONM-së Calavera (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit, detyrë e të gjithë deputetëve

Goditet një rast i shitjes së lëndëve të forta narkotike, në qytetin e Vlorës.

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.