03:22 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ankimoi vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra, KPA jep vendimin përfundimtar për Arben Nelën

20:05 | 16/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, kanë shqyrtuar gjatë ditës së sotme në dhomë këshillimi çështjen që i përket prokurorit Arben Nela kundër vendimit të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit.

Sipas KPA në përfundim të gjykimit, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së duke deklaruar se ky vendim është përfundimtar.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, sot, më datë 16.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 16.04.2019.

Kujtojmë se Arben Nela është shkarkuar nga detyra  gjatë verës së kaluar. Ai ishte kandidat edhe për KLP-në. Sipas vendimit të dhënë në KPK Nela akuzohet për fshehje të pasurisë.

Pas dhënies së vendimit Arben Nela u shpreh se KPK funksionon me standarde të dyfishta, e sipas tij vendimi nuk është i bazuar, duke ndjekur kështu procedurën e apelimit.

Në deklarimin e pasurisë Nela rezulton të ketë marrë shuma të mëdha borxh, nga motra e gruas së tij. ILDKPI ka thënë se prokurorit i është gjetur deklarim i pasaktë, ndërsa vetë Nela e ka mohuar këtë, duke thënë se raport ishte i shtrembëruar (lexo këtu).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arben nelaKPAKPKvendimi per prokurtorin arben nela
Pas

Goditet grupi kriminal i shqiptarëve në Itali. Sekuestrohen 6 milionë euro drogë, armë dhe municione (VIDEO)

Para

Kërkesa e Holandës për vizat, reagon Cakaj: Shqipëria do të lëvizë e lirë

Para
Edi Rama ”ia delegon” Cakajt leximin e raportit të DASH: Tonet ndaj nesh janë më të ulta se ndaj vendeve të rajonit!

Kërkesa e Holandës për vizat, reagon Cakaj: Shqipëria do të lëvizë e lirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.