Ende qytetarët akohen për ndotjen e ambientit nga nafta dhe nënproduktet e saj pasi ato shfaqen edhe në pjesën e sipërme të tokës, ku nuk mungon as era e rëndë.
Këtë herë shqetësimi nga qytetarët vjen nga fshati Mërtiraj në Vlorë. Madje sot banorët e këtij fshati kanë bllokuar edhe rrugën dhe nuk i lejuan botet të kalojnë, shprehet një qytetar. Sipas tyre kjo ndotje shkaktohet nga kompania “Albpetrol” dhe sipas tyre po ju bëhet një masakër.
“Nisma shikoni pak ndotjen e pamase qe vuajme nga nafta ne Mertiraj te Vlores. Sot banoret bllokuan rrugen dhe nuk i lejuan botet te kalojne. Kemi kerkuar nderhyrje urgjente nga qeveria po ka heshtje. Kjo ndotje ketu shkaktohet nga Albpetroli. Eshte nje masaker qe po na behet. Po semuremi dhe askush nuk mban pergjegjesi. Nafta per vendet e botes eshte bekim, rrit mireqenien dhe te ardhurat ndersa per ne eshte kthyer ne mallkim, ne semundje qe po na merr jeten. Publikoje ta shohin njerezit ku jetojme!!!”, shkruan një qytetar për Nisma Thurrje. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post