Mungesa e kontrollit ushqimor në Dibër ka bërë që shitësit të “hedhin valle” dhe tu ofrojnë qytetarëve ushqime të cilave jo vetëm që u ka kaluar afati i skadencës, por kanë muaj që qëndrojnë të skaduara në dyqan,shkruan Jeta Osh Qejf.
Një qytetar i cili shkon të blejë në market, por sapo kthehet në shtëpi kupton që ushqimi që kishte blerë në fakt kishte gjashtë muaj i skaduar. “Shteti po përqëndrohet vetëm në Tiranë, në Dibër mungesa e tij e shtet produktin të skaduar prej 6 muajsh”, ankohet qytetari. (J.V/Shuplaka)