Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ku një avion i vogël privat gjatë uljes ka pësuar defekt në rrota duke rrëshqitur në pistë pa to derisa ka dalë jashtë.
Sipas raportimeve nuk ka persona të lënduar megjithëse situata shkaktoi tension dhe ankth te pasagjerët.
Burime bëjnë me dije se avioni ishte nisur nga Zvicra dhe piloti po udhëtonte bashkë me familjen e tij, mes tyre 2 femije.
Ende nuk janë mësuar shkaqet e këtij incidenti dhe mësohet se avioni ndodhet ende jashte pistes.
(E.D/faxweb.al)