Tifozët që kanë qenë duke ndjekur në stadium ndeshjen midis Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë kanë kaluar momente ankthi pasi njëri nga prej tyre ka humbur ndjenjat.
Mësohet se tifozi është nga Vlora gjatë kohës që po shikonte ndeshjen ka filluar të ndjehet keq.
Është thirrur menjëherë ambulanca, duke bërë të mundur transportimin e tij drejt sptalit ku edhe është mësuar se ai ka pësuar atak kardiak dhe është në gjendje të rëndë për jetën.