Ankth për shëndetin e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Prej datës 3 janar 2025 ai ndodhet i shtruar në spitalin “Evangjelizëm” të Athinës Informacionet për gjendjen e tij janë të pakta, por mediat greke raportojnë se shëndeti i Janullatos vijon të jetë i përkeqësuar.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hieronymos morën pjesë në “Ungjillëzimin” të dielën dhe u informuan për gjendjen shëndetësore të hierarkut 95-vjeçar nga mjekja e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, shkruan CNN grek.
Janullatos u dërgua në Athinë me avion të Forcave Ajrore greke pasditen e të premtes.
Ai u shtrua në spitalin e Tiranës pasi u prek nga virusi sezonal, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u vlerësua i nevojshëm transferimi i tij në një spital të specializuar të Athinës. Përveç virozës, Janullatos po vuan edhe nga hemorragjia gastrite e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin e tij.