Annais Lika, ose siç e njohin të gjithë Anna Lika është një aktore e re, e cila fillimet e saj i ka patur si balerinë, por me pas ajo zgjodhi të studionte për aktrim në Universtetin e Arteve.
E ftuar tek ‘Rudina’ ajo foli për karrierën, projekte si dhe tregoi më shumë edhe për jetën private dhe lidhjen e ngushtë që ka me tezet.
Ilda, mami i Anës, është ndarë nga bashkëshorti i saj kur Anna ishte ende e vogël. Por ajo nuk e ka pasur dramë këtë periudhë, përkundrazi.
Siç rrëfeu ajo, divorci nuk i ka lënë brenga: “Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë familjare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”
(M.Q/Faxweb)