Anonymous Albania i ka dërguar një mesazh të fortë shtetit francez përsa i përket arrestimit të Ramush Haradinajt. Me anë të një videoje të publikuar në youtube ata deklarojë se janë të zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve franceze për arrestimin e Haradinajt, ndërsa nuk ngurojnë të thonë që nëse ndodh e kundërta ky shtet do ta paguajë.
Po kështu Anonymous Albania shton se këto provokime të Fancës do të bëjën që të nisë luftë në Ballkan.
“Drejtuar qeverisë franceze. Në jemi Anonymous Albania. Jemi shumë të zhgënjyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tanë. Ai ka kontribuar për çlirimin e Kosovës në 1998-ën. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Provokimet tuaja do të nxitin luftën në Ballkan. Ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet të ekstradoni Haradinajn në Berograd pasi do jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos harroni, lironi zotin Haradinaj ose do ta paguani për këtë. Në jemi Anonymous Albania. Ne nuk falim, ne nuk harrojnë. Na prisni”, u shprehën ata. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=dPg1k7g5R_I