08:54 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Anora’ fiton çmimin ‘Oscar’ për filmin më të mirë

17:43 | 03/03/2025
në Aktualitet, Bota, Kulturë, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Anora’ fiton çmimin ‘Oscar’ për filmin më të mirë

Mbrëmë në Los Anxhelos u zhvillua ceremonia e 97-të e Akademisë së Çmimeve ‘Oscar’.

Filmi “Anora” një histori e një punonjëse në një klub striptizmi në Nju jork, e cila përfiton një shans për një jetë të re pasi martohet me një klient të pasur rus, mori pesë trofe, duke përfshirë çmimin kryesor, atë për filmin më të mirë.

Regjisori Sean Baker fitoi edhe çmimet për regjinë, skenarin dhe montazhin më të mirë.

Xhirimi i Filmit “Anora” kushtoi vetëm 6 milionë dollarë, një buxhet i vogël krahasuar me standardet e Hollivudit. “Anora” doli fituese në një garë të fortë me filmat “Conclave”, për prapaskenat e zgjedhjes së një pape, “The Brutalist” për emigrantët hebrenj dhe muzikalin tepër të ndjekur “Wicked”.

“Nëse po përpiqeni të bëni filma të pavarur, ju lutem vazhdoni të krijoni. Kemi nevojë për më shumë. Kjo është një dëshmi”, tha Sean Baker, regjisor i njohur për krijimin e filmave të vegjël rreth yjeve pornografikë, prostitutave transgjinore dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.

Fitimet e këtij filmi janë rreth 40 milionë dollarë, një shumë e vogël krahasuar me atë të filmit “Wicked” që ka siguruar rreth 728 milionë dollarë.

Aktorja 25 vjeçare Mikey Madison mori çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Anora”.

Ajo t fitoi ndaj aktores Demi Moore, e cila konsiderohej si favorite për këtë çmim për rolin e saj në filmin “The Substance”.

“Jam rritur në Los Anxhelos, por Hollivudi më është dukur gjithmonë shumë larg . Të jesh këtu, në këtë sallë, është vërtet e pabesueshme”, tha aktorja Madison.

Adrien Brody fitoi çmimin për aktorin më të mirë, i dyti në karrierën e tij. Ai u shpërblye për rolin e tij si një emigrant dhe arkitekt hebre, që ndjek ëndrrën amerikane në filmin “The Brutalist”.

51-vjeçari me origjinë nga Nju Jorku kishte fituar më parë këtë çmim me rolin e tij në filmin “The Pianist”, duke u bërë fituesi më i ri i çmimit të aktorit më të mirë në moshën 29 vjeçare.

“Aktrimi është një profesion shumë i brishtë. Nuk ka rëndësi se ku ndodheni me karrierën tuaj, gjithçka mund të marrë kahje tjetër. Të qenit i vetëdijshëm për këtë është ajo që e bën këtë profesion të veçantë”, tha aktori Brody.

Zoe Saldana mori çmimin si aktorja më e mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin “Emilia Perez” të kompanisë Netflix.

Ky film fitoi edhe çmimin për muzikën më të mirë origjinale, me këngën “El Mal”.

Kieran Culkin mori çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor, për rolin e tij në filmin “A Real Pain”.

Fituesit e çmimeve Oscar zgjidhen nga rreth 11 mijë aktorë, producentë, regjisorë dhe profesionit të tjerë të filmit që përbëjnë Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

“No Other Land”, një film mbi rezistencën palestineze në Bregun Perëndimor ndaj ushtarëve izraelitë që shkatërrojnë shtëpitë e tyre dhe dëbojnë banorët për të krijuar terren për stërvitje ushtarake, fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë.

“Flow” u shpall filmi më i mirë i animuar, filmi i parë nga Letonia që merr një çmim Oscar. Filmi brazilian “I’m Still here” mori çmimin si filmi më i mirë ndërkombëtar.

Pas

Një person i vdekur në Manhajm të Gjermanisë pas përplasjes së makinës në turmë

Para

Me 8 mars PS diskuton për listën e deputetëve, tek vila 30 mblidhen drejtuesit e qarqeve dhe kryesia

Para
Rama niset drejt Durrësit për të takuar Veliajn? Reagon kryeministri: As më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje

Me 8 mars PS diskuton për listën e deputetëve, tek vila 30 mblidhen drejtuesit e qarqeve dhe kryesia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot seancë plenare në Kosovë, tentativa e 20 për konstituimin e Kuvendit

FMN: Rritja ekonomike 4% në Kosovë, inflacioni 2.25% gjatë vitit 2025

Nxorri armën dhe e qëlloi në fytyrë/ Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi! Cilat janë pistat ku po heton policia

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Harta e divorceve, shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.