Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një shkrim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me miratimin e paketës Anti-KÇK.
Bardhi ka irnozuar se të besosh se Rama do të zbatojë ndonjë ligj që godet ‘KÇK’ është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane.
Më tej Bardhi shkruan se sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh, ndërkohë që shtoi se edhe kjo ka për të dështuar siç dështoi “Forca e Ligjit.
“Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. ?Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. ? Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar. “- shkruan Bardhi.