Edi Paloka, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Facebook i është përgjigjur pak minuta më parë kreut të komisionit të Ligjeve, deputetit socialist Ulsi Manja.
Në kohën që opozitarët braktisën komisionin e Ligjeve teksa diskutohej për zgjedhjen ekryeprokurorit të ri, Manja i cilësoi antiamerikanë deputetët e djathtë, ndërsa Paloka në një status shprehet se e thëne nga pinjollet e atyre qe luftuan per 50 vjet “imperializmin amerikan” , sigurisht qe te ben vetem te qeshesh.
Postimi i Edi Palokës
Ne “antiamerikane”…?!!! E thene nga pinjollet e atyre qe luftuan per 50 vjet “imperializmin amerikan” , sigurisht qe te ben vetem te qeshesh.
Ajo qe nuk eshte per te qeshur , eshte antishqiptarizmi i nje qeverie qe cdo dite e me shume po kerkon ta coj vendin drejt kaosit dhe destabilizimit..(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post