NGA BASIR ÇOLLAKU
Edi Rama dhe SHBA, mendojnë gjithnjë ndryshe për Sajmir Tahirin, ndonëse kanë dijeni të përbashkët për sa ka ndodhur. Diferanca qëndron në faktin se Rama është pazgjidhshmërisht zgjatim i kësaj akuze përfshirëse rreth ish-minsitrit të tij të brendshëm rekordmeni në tokëmbjelljen me cannabis, ku Rama ka qenë shefi i vendimeve, ndërsa SHBA ka qartësisht thelbin e ndëshkueshmërisë së ligjshkelësve dhe abuzuesve me pushtetin. Viti 2016, me 219 mijë hekatrë drogë, 2 miliard e 190 milionë kilogramë drogë, siopas raportit të Guardia di Finanzza me 3 nëntor 2017, nuk mund të rrëshkisnin me duartokitje shpatullash.
Gjendur në kohën e humbjes së kontrollit Edi Rama ditën ne fundivitit i kthehet novelës Tahiri për drogën, duke u shprehur përsëritshëm se media dhe të gjithë ata mendues ndryshe, kazanët, duhet të pendodhen dhe “Kërkojini falje ish-ministrit çfarë i bëtë, bazuar tek thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit..kërkoni falje sepse antimafia italiane dhe prokuroria e Catanias i shkoi deri në fund atij hetimi dhe faktikisht nxori se të gjitha ato muhabete që u pasqyruan se ishin kapja në flagrancë e ish-ministrit të Brendshëm, ishin kazan total..Gënjeshtra manipuluese e kryeminsitrit është më shumë frike, se çfarë ka brenda dosja, se sa halli i vartësit, të cilin po e tërheq nga tatëpjeta ku e rrëzoi droga e përbashkët. Presioni amerikan për të gjykuar drejt në dosjen “Tahiri” pas asaj “Shullazi” ku përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë e ndoqën në sallë procesin, ka rritur stresin qeveritar duke luhatur ndjeshëm mbështetjen e verbër të mjaltit Lu.
Dueli amerikan me Ramën pas supeërdosjes “Tahir”i, është i pandërprerë në më se dy vite. Konkretisht :
26 tetor 2017
Ambasadori Lu në një takim me të rinjtë ndër të tjera tha se
“Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë..”
Gjendur hollë nga argumentet, Kryeminsitri Rama mundohet sportivisht të kapërcejë hidhëtsinë e qëndrimit amerikan. Ai përgjigjet deklaratës së ambasadorit me butësi të shtirur dhe njëherësh duke e qortuar se nuk jemi në komunizmë, krosja në këtë deklaratë është qartësisht e hapur kur ai shpreshet se “Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”
Ndërsa vendimi me arrest shtëpi gjen mbështetje amerikane teksa vjen deklarata me
12 maj 2018:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata.”
Por me sa duket entuziazmi I drejtë amerikan nuk do të shkojë gjatë. Tahiri, Rama dhe të tijtë kanë marrë masat. Shkurt për të ndërruar situatë, gjendet një ilaç. Paguhen para?! Ndoshta miliona dollar sjellin një vendim të ri. Ambasada amerikane është e bindur, por sërish qëndrimi i saj mbeti thjesht deklaratë, sepse gjykata iu bind tjetërkuj.
27 maj 2018.
Në muajt e fundit të qëndrimit në Shqipërei Ambasadori Donald Lu thotë pasi ka marrë dijeni se cfarë do të ndodhë atë ditë në gjykatë.
“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”
Parashikimi amerikan rezultoi I skatë, Tahiri fiton dualein e rradhës në Gjykatë marifetet e lajmëruara nga ambasadori duket se ia dolën të ndryshojnë vendimin e masës së arrestit. Por amerikanët ndonëse e dinë se pas kësaj historie qëndron shefi I Tahirit, kryeminsitri Rama, ata nuk ndërrojnë qëndrim dhe sërish ambasadori Lu thotë:
13 shtator 2018
“Nuk e kemi paragjykuar Saimir Tahirin. Ajo që kam thënë dhe do e përsëris është se shumë shqiptarë, dhe unë, mendojmë se ka prova reale që i sheh në media çdo herë që del kjo çështje, për manipulim politik të çështjes. Tani, ne besojmë, Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik. Këtë kërkojmë.
Ndërsa Rama përpiqej të reahibilitonte gradualisht Tahirin ca nga qejfi, ca nga frika, pak nga rrëmuja e brendshme në Partinë Socialiste, vet ëish-ministri rinis sulmin për të marrë fatin politik në dorë. Ambasada amerikane ndonëse jo nën drejtimin e Lu sërish mban qëndrimi sipas linjës së mëhershme duke dalë kundër deklaratave të Ramës se duhet ti kërkonim falje Tahirit se I paskemi bërë gjëmën me të pavërteta.
Me 20 nëntor 2018
Reagimi i Ambasadës Amerikane
“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën”
SHBA tani është për të disatën herë kundër Edi Ramës, duke ditur në detaje se brenda çështjes nuk janë përralla justifikuese nga Catania, por një dosje e madhe në Tiranë te Krimet e Rënda. Mesazhet e Ramës ndaj Gjykatësve dhe prokurorëve se beniamini i tij, ministri i tij më i mirë, është jo mëkatar, janë sinjale ndaj gjyqtarëve tani kur ka vetëm më dicka më shumë se dy javë kur mbarojnë afatet e hetimit dhe dosja shkon ën gjykatë. Shkon në Gjykatëme akuzën si antarë ei një organizate kriminale dhe më akuzat rënduese mbi të, dënimi është i patjetërsueshëm. Halli i Ramës ëshët tashmë Gjykata, sepse me Arta Markut dhe Donika Prelës, prej kohësh Rama ua ka gjetur pinin dhe nuk ka siklete aspak në raport me bindjen. Sigurisht vetting punon krejt si sahat i Ramës kurdisur tërësisht prej tij. Në këtë gjeografi ngjarjesh përtej partisë dhe vendit, Rama po vetëmbrohet më shumë se sa sulmon.
Varësia e Ramës nga Tahiri, tani në muzgun e marrëdhënieve me Erion Veliajn, sikur kërkon ribërje aleancash dhe ndan mendjen kush e dëmton më pak, në një luftë finale. Kjo lidhur dhe me faktorin “Ruçi” mbajtësin e tapisë së partisë. Veliaj mbyllur në heshtjen publike por jo në veprime politike, duket se dëshprimisht ka ofruar rreth vetes më shumë të ndëshkuarit e Ramës, ku mund të fotjë rishtaz ministrat e larguar këtë javë befasisht. Kjo përpjekje ka kosto paralajmëruese teksa Rama nuk është se kujtoi pemët e mbjella thjesht se dhjetori është muaji i pyllëzimit, por një thumb ndaj të zgjedhurit të tij vendor, në përpjekjen për ti marrë vendin në seli. Viti 2019, do të jetë vitit i ribërjes së tetstamentit të PS, ku Rama edhe nëse do detyrohet të ikë, nga faktorë të brendshëm por më shumë të jashtëm, do të bëjë të pamundurën të pasohet nga ndonjë mbështetës i tij jo me profil të lartë politik. Ajo që ka humbur Rama mes miliardash nën dredhitë e tij globaliste, e humbi mundësinë amerikane duke mos e bërë ëndërr fituese, pas flirtimeve të forta lindore sa personale financiare aq dhe zgjatime jo orientuese. Në fund të mandatit Rama nuk mund të quhet më një proamerikan, as një firmëtar në ribërjen e testamentit, ku PS në 2019 do ti marrë Partinë Rilindjes.