12:00 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Antikorrupsioni” miraton vendime të tjera, Xhafaj sqaron pagesën për ekspertët: Nuk e kalon vlerën bruto 550 mijë lekë

14:37 | 17/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Antikorrupsioni” miraton vendime të tjera, Xhafaj sqaron pagesën për ekspertët: Nuk e kalon vlerën bruto 550 mijë lekë

U zhvillua mbledhja e radhës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së mëparshme, Kryetari z.Xhafaj informoi mbi procesin e analizës së kryer për komponentin 3, Shtylla III “Konsolidimi i Reformës në Drejtësi”.

Duke nënvizuar se Rezoluta e Kuvendit e miratuar më 27 maj 2024 konfirmon pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësi dhe konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të miratuara në vitin 2016, z.Xhafaj informoi se drafti i dokumentit analitik për komponentin 3, “Konsolidimi i drejtësisë”, i shtyllës së 3 “Sundimi i ligjit”, është konsultuar me grupin e ekspertëve dhe misionet e asistencës ndërkombëtare që monitorojnë, asistojnë dhe mbështesin sistemin e drejtësisë.

Z.Xhafaj nënvizoi se procesi i analizës ishte i domosdoshëm për tre arsye themelore: i)për të reflektuar gjetjet, problematikat dhe rekomandimet e dhëna në këtë fushë nga progres-raportet e BE; ii)kryerjen e kontrollit post-legjislativ, në zbatim të rolit kushtetues të Kuvendit dhe përcaktimeve të bëra në rregulloren e tij, por dhe bazuar në përvojën më të mirë ndërkombëtare të kësaj fushe; iii)si dhe të adresimi i amendamenteve të paraqitura që prej vitit 2022 dhe në vijim nga vetë institucionet e drejtësisë.

 

 

“Janë tre arsye të forta, të cilat imponojnë një proces të tillë ndryshimesh që ne gjykojmë se kanë të domosdoshme fillimisht një analizë të situatës aktuale në ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, si dhe një proces të gjerë konsultimi rreth propozimeve për ndryshime të mundshme. Sot komisioni do të duhet të ngrejë një grup pune me ekspertë që janë aktualisht pjesë e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, me pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, ekspertë të shoqërisë civile që kanë zbatur projektin në këto fusha, si dhe përfaqësues të institucioneve të pavaruara, si: Avokati i Popullit, ILDKPI, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj. Institucionet e drejtësisë do të kontribuojnë me të dhëna e dokumente ose ekspertizë të ofruar prej tyre. Përfaqësuesit e caktuar prej tyre do të ftohen të jenë pjesë e tryezave përkatëse ku do të diskutohet rreth temave që lidhen me veprimtarinë e tyre. Kjo është e gjithë qasja dhe metodologjia që kemi diskutuar me ekspertët e GENL por edhe me ekspertizën ndërkombëtare të dakordësuar edhe me ta”, sqaroi z.Xhafaj.

Komisioni më pas miratoi përbërjen e grupit të punës të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, Sekretariatit Teknik, dhe ekspertizën ndërkombëtare që asistojnë komisionin e posaçëm si: projektet e Delegacionit të BE dhe Ambasadës së SHBA, ambasada Franceze, Prezenca OSBE në Shqipëri, Banka Botërore, konsulentëve të jashtëm të huaj ndërkombëtarë, si dhe shtetas shqiptarë që kontriubojnë jashtë vendit si: gjyqtarë, pedagogë, kërkues shkencorë, avokatë, etj;.

Më pas deputetja znj.Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit të Posaçëm, bëri një prezantim të metodologjisë së procesit për përgatitjen e Planit Kombëtar të Veprimit dhe qasjes ndaj këtij dokumenti. Znj.Ekonomi informoi se për draftimin e formatit të Planit Kombëtar të Veprimit është marrë ekspertiza ndërkombëtare, një ekspert me përvojë, ofruar nga Ambasada zviceriane, si dhe ekspertizë vendase nga GENL dhe bazohet në faktin që Kuvendi dhe Komisioni i Posaçëm duhet të ketë detyrë koordinuese, monitoruese e mbikqyrëse dhe të jetë e vëmendshme mbi zbatimin e angazhimeve dhe masave për tu përmbushur nga vet Kuvendi dhe institucionet e pavarura, të ndjek strategjinë për monitorimin e masave të marra nga qeveria, etj. Znj.Ekonomi sqaroi se baza e punës së ekspertëve kanë qenë raportet “screening” dhe Udhërrëfyesit e hartuar nga ekzekutivi për këtë proces. Formati u miratua parimisht dhe formati i Planit Kombëtar të Veprimit do të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë dhe Kryenegociatoren.

Mbledhja vijoi me miratimin e ndryshimeve në Organigramën, Strukturën dhe përbërjen e GENL dhe Sekretariatit Teknik; si dhe informimi mbi raportin e pagesës së ekspertëve miratuar nga Byroja e Kuvendit me vendimin 95/2024. “Fondi i përllogaritur në total për vitin 2024 është rreth 35 mln lekë, që është brenda fondeve të miratuara nga Kuvendi. Pagesa maksimale për një ekspert nuk e kalon vlerën bruto 550 mijë lekë dhe këta janë vetëm 30% e numrit të ekspertëve, të cilët janë kategorizuar në 3 kategori në varësi të kohës dhe produkteve që kanë dhënë”, sqaroi z.Xhafaj.

Anëtarët e komisionit, përfaqësues të opozitës, nuk morën pjesë në mbledhje.

Pas

Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik, Veliaj: “Sporti një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan”

Para

Konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, Këshilli i BE: Vendimet e Kushtetuteses të jenë të zbatueshme, adresoni rekomandimet e OSBE/ODIHR e ‘Venecias’

Para
Konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, Këshilli i BE: Vendimet e Kushtetuteses të jenë të zbatueshme, adresoni rekomandimet e OSBE/ODIHR e ‘Venecias’

Konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, Këshilli i BE: Vendimet e Kushtetuteses të jenë të zbatueshme, adresoni rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin

Tension në Ukrainë: Grup Prej 50 Personash sulmojnë Priftërinj dhe Besimtarë në një Katedrale

Alarmi i Macron: Rafale Po Thërret –Është Koha të Sigurojmë Evropën

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.