19:16 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Antikushtuese krijimi me 8 anëtarë”/ Avokati Ledio Braho: Jo ligjore që KLP të zgjedh drejtuesin e SPAK

17:47 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Antikushtuese krijimi me 8 anëtarë”/ Avokati Ledio Braho: Jo ligjore që KLP të zgjedh drejtuesin e SPAK

Ngritjen e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua me 8 anëtarë, avokati Ledio Braho e cilëson antikushtuese dhe jo ligjore.

I ftuar në studion e faxNews, Ledio Braho shprehet se krijimi i SPAK duhet të ketë sëpaku 10 anëtarë. Braho thotë se nëse përdorët skema 8+2, edhe kjo do jetë antiligjore, pasi do të jenë dy prokurorë që nuk kanë qënë në listat e KLP-së.

Më tej, Braho ka folur edhe për drejtuesin e SPAK, ku shprehet se KLP ka marrë përsëripër ta caktojë atë.

Gjithashtu, Braho thekson se KLP nuk mund të bëjë intepretime pasi ato i bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Avokati thekson se nuk ka një datë reale për krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Është antikushtuese që të formohet SPAK me 8 anëtarë, kur me ligj duhet të ketë 10 anëtarë. Prokurorët e renditur nga KLP-ja dhe janë konfirmuar me vendim të formës së prerë sipas rivlerësimit të Vettingut janë vetëm tetë. KLP kishte vendosur që krijimi i SPAK do bëhej brenda muajit nëntor. Por kjo është antikushtetuese, pasi sipas Kushtetutës duhet të ketë së paku 8 anëtarë dhe nuk interpretohet dot ndryshe. Pra, interpretimi i vetëm është 10 anëtarë që të krijohet SPAK. Nëse do të përdoret skema që po përflitet, skema 8+2 i bie që dy prokurorët që do vendosen me rekomandim, që edhe kjo është anti ligjore. Do të jenë dy prokurorë që nuk kanë qënë në listat e KLP-së, pasi sipas ligjit është e parashikuar si dhe kur komandohen prokurorë në SPAK.

I vetmi rast është kur SPAK është krijuar, për shkak të një dosje voluminoze dhe kompleske, mundet që drejtuesi i SPAK i drejtohet KLP-së për një prokurorë jashtë sistemit të SPAK.

KLP ka marrë përsipër të përcaktojë drejtuesin e SPAK deri në hartimin e rregullores nga vet SPAK, edhe kjo është jo ligjore. Pasi edhe ligji për prokurorinë, ka përcaktuar që drejtuesi i SPAK zgjedhet nga rradhët e prokurorëve që janë pjesë e saj. Pra, zgjedhet nga vetë prokurorët, me mandat 3 vjeç pa të drejtë rizgjedhje. Nuk është kompetencë e KLP-së, dhe këtu duhet të kemi parasysh rolin e drejtesit të SPAK do të jetë ai personi që do të përcaktojë se cila dosje do ti shkojë prokurorit, sipas specializimit të prokurorit.”

I pyetur nga gazetarja e FaxNews se kujt është detyrimi i funksionimit me më pak anëtar i SPAK, avokati thotë se SPAK nuk zgjedh dot drejtuesin pasi nuk është strukturë e krijuar me 8 anëtarë. “Nëse përcaktohen këta 8 anëtarë, automatikisht nuk quhet i krijuar. Do të vijojë të funksionojë edhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhe SPAK do jetë strukturë pa funksion. Nuk mundet që KLP të luaj me kompetencat.”

Gjithashtu, Braho thekson se KLP nuk mund të bëjë intepretime pasi ato i bën vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Interpretime e Kushtetutës bëhet vetëm nga GJykata Kushtetuese. S’mundet KLP të bëjë interpretime, pavarësisht se këtu bëhen interpretimet edhe nga njerëz që s’kanë lidhje.”

Më tej, avokati ka folur edhe dosjet voluminozet se a përballohen nga 8 anëtarë, shprehet se dosje voluminoze i përballon edhe prokuroria e Dibrës, që ka vetëm dy prokurorë. “Edhe me 8 anëtarë, mund të përballohen dosjet më nxehta. Pasi janë të njëjtët anëtarë që kanë qënë edhe tek Krimet e Rënda. Prokurorët që janë përzgjedhur prokurorë që kanë patur në duar dosje voluminoze, si Dosja 339 apo dosja 184. Nga Prokurorë të Krimeve të Rënda do bëhet SPAK.”

Në përfundim, avokati Braho, thekson se nuk ka një datë reale për të pasur një Gjykatë Kushtetuese, pasi si fillim duhet të ketë një Gjykatë të Lartë.

 “Duhet të krijohet si fillim gjykata e Lartë. Nuk ka një datë reale për të patur një gjykatë të Lartë apo Gjykatë Kushtetuese.“

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: krijimi i SPAKLedio Braho
Pas

Skandali me pronat/ Mes personave në kërkim edhe biznesmeni, Lush Osmani

Para

Dramatike/ Rrezikon jetën në burg, emigranti i dënuar nuk lejohet të shkojë në spital

Para
Dramatike/ Rrezikon jetën në burg, emigranti i dënuar nuk lejohet të shkojë në spital

Dramatike/ Rrezikon jetën në burg, emigranti i dënuar nuk lejohet të shkojë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.