11:39 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Antimafia” prek edhe zyrtarët e korruptuar, trajtohen njësoj si pronat e kriminelëve

17:48 | 18/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Antimafia” prek edhe zyrtarët e korruptuar, trajtohen njësoj si pronat e kriminelëve

Pasuritë e zyrtarëve të korruptuar do të trajtohen njësoj si pronat e kriminelëve, duke u sekuestruar menjëherë, qoftë edhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme.

Pjesë e Reformës në Drejtësi është edhe një projektligj, i cili jo vetëm që ashpërson ligjin ekzistues “Antimafia”, por i shtrin efektet e tij edhe mbi pasuritë e zyrtarëve që burojnë nga korrupsioni apo abuzimi me detyrën, informon Top-Channel.

Drafti i ri ashpërson ligjin ekzistues, veçanërisht në dy drejtime: së pari ul standardin e provueshmërisë për të lidhur pasurinë që sekuestrohet me krimin dhe së dyti zgjeron veprat për të cilat sekuestrohet pasuria.

Sipas ndryshimeve të reja, pasuria që buron nga aktiviteti kriminal ose korrupsioni do të sekuestrohet edhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme.

Paralelisht, ligji i shtrin efektet edhe ndaj pasurive të personave që kanë lidhje të afërt gjaku me personin e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo korrupsion.

Ndryshimi më i rëndësishëm është sekuestrimi i menjëhershëm i pasurisë së zyrtarëve, kur ata refuzojnë të bëjnë deklarimin, ose kanë bërë deklarim të rremë të saj, një dispozitë e cila nuk është në ligjin ekzistues.

Paralelisht do të sekuestrohet edhe pasuria e zyrtarëve që kanë abuzuar me tenderat publikë, por edhe atë që rrjedh nga shantazhi ndaj zyrtarëve, falsifikimi i monedhave etj.

Ligji do të ketë fuqi prapavepruese, duke parashikuar sekuestrimin e pasurisë edhe kur ajo është vënë para hyrjes së tij në fuqi. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: antimafiakorrupsionkriminelezyrtare
Pas

10 presidentët dhe kryeministrat më të paguar në botë

Para

Zbulohet fotoja e vjetër, Meta krah për krah me zv.Presidentin e ardhshëm të Trump

Para
Meta për këngëtaren Anita Take: Humbëm Zonjën e Rëndë të muzikës

Zbulohet fotoja e vjetër, Meta krah për krah me zv.Presidentin e ardhshëm të Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

Fier/ Mbytën me tel kryefamiljarin Anesti Rama, Gjykata jep sot masat për nënë e bijë dhe mikun e tyre!

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Koçiu: Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.