Tekniku Antonio Conte është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm si trajner i Interit, teksa ka firmosur kontratën që do ta mbajë lidhur me klubin zikaltër për 3 sezonet e ardhshme.
Gjatë një interviste në fjalimin e tij të parë si trajner i Interit Conte është shprehur se: “Fillon një kapitull i ri në jetën time, jam entuziast. Do të përpiqem të kthej me punë të gjithë besimin që presidenti dhe menaxherët kanë vendosur tek unë. Zgjodha Interin për kompaninë, për seriozitetin dhe ambicien e projektit, për historinë e tyre. Më goditi qartësia e klubit dhe dëshira për të kthyer Interin aty ku e meriton”, deklaroi ish-tekniku i Italisë, Juventusit dhe Chelseat.