Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Rusia kishte konsideruar seriozisht përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, por Kina e largoi atë nga një gjë e tillë. Blinken tha se SHBA ishte “shumë e shqetësuar” që Putini dukej se kishte menduar të paktën opsionin bërthamor.
“Edhe nëse probabiliteti shkon nga 5 në 15 për qind, kur bëhet fjalë për armët bërthamore, asgjë nuk është më serioze. Ne kemi arsye të besojmë se Kina angazhoi Rusinë dhe tha: “Mos shko atje”.
Blinken sugjeroi se një dinamikë e ngjashme mund të kishte ndodhur kur SHBA informoi Kinën për planet e Rusisë për të lëshuar një armë bërthamore në hapësirë. Ai theksoi se Putini është përballur me një disfatë strategjike, me NATO-n tani më të madhe dhe me burime më të mira se kurrë.
Blinken hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se administrata Biden kishte vonuar ofrimin e armëve për Ukrainën, duke shpjeguar se duhej të merrte parasysh faktorë të tillë si aftësia e Ukrainës për të operuar dhe mirëmbajtur sistemet.
Inteligjenca amerikane beson se vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të lëshojë armë të prodhuara nga SHBA thellë në Rusi nuk e ka rritur rrezikun e një sulmi bërthamor nga Rusia.