Zyra e shtypit të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar ekskluzivisht për gazetaren e Fax News, Edona Haklaj, lidhur me anulimin e takimit të presidentit me kryeministrin Edi Rama.
Zyra e shtypit bën të ditur se për arsye shëndetësore, kryeminsitri Edi Rama nuk ka mundur që ta takojë Pendarovskin, madje i ka kaërkuar ndjesë këtij të fundit.
“Takimi u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë midis protokolleve të dy zyrave, Kryeministri Rama dhe Presidenti Pendarovski.
Arsyeja ishte çështja shëndetësore e kryeministrit Rama. Kryeministri Rama foli personalisht me Presidentin Pendarovski dhe i kërkoi falje personalisht që nuk mund të takohej.
Ky është komenti ynë. Nuk kemi detaje të mëtejshme”– thuhet nër përgjigjen e zyrës së shtypit për Fax News.
(M.Q/Faxweb.al)