08:37 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Anulimi i vizitës së kryeministrit të Izraelit, shkak iranianët në Tiranë

18:49 | 20/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Anulimi i vizitës së kryeministrit të Izraelit, shkak iranianët në Tiranë

Detaje të reja vijojnë të dalin lidhur me shpalljen “non grata” të dy diplomatëve Iranianë në Tiranë. Qeveria shqiptare vendosi dje dëbimin e dy diplomatëve, të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri, gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, në shtator të vitit 2016.Plani për sulm ndaj kombëtares së Izraelit, siç raportuan mediat ndërkombëtare në atë kohë, u sinjalizua nga shërbimet inteligjente të Izrealit. Ndërhyja në kohë e shërbimeve amerikane dhe Izraelite bëri të mundur shmangien e një kasaphane të paimagjinueshme.

Por gjatë dy viteve nga ndeshja, hetimet kanë avancuar me shpejtësi duke arrestuar autorët e sulmit të mundshëm, por edhe persona të tjerë që janë përfshirë. Hetimet e institucioneve inteligjente të SHBA dhe Izraelit kanë arritur në përfundimin se zyrtarët e ambasadës iraniane kanë pasur rol jo të vogël në këtë ngjarje. Për këtë arsye, Qeverisë shqiptare i është kërkuar nga partnerët që të merret masat e duhura diplomatike shumë kohë më parë.

Një burim diplomatik bëri të ditur se mos zbatimi i kërkesës për dëbimin e diplomatëve nga qeveria shqiptare solli dhe anulimin e vizitës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu në Tiranë.

Në datën 1 nëntor, ishte planifikuar që në Tiranë të mbërrinte kreu i qeverisë së Izraelit, e para vizitë e një niveli kaq të lartë në Shqipëri. Por në momentin e fundit vizita u anulua, pa dhënë asnjë arsye të fortë në opinion.

Siç rezulton më vonë nga zhvillimi i ngjarjeve, motivet e anulimit të vizitës lidhen pikërisht me mos zbatimin e kërkesë së SHBA dhe aleatëve për dëbimin e diplomatëve iranianë.

Vetëm dje qeveria shqiptarë mori vendimin për shpalljen “non grata” të dy diplomatëve. Një vendim që në kohë rekord u mbështet nga dëgjuesit më të lartë të SHBA. Nuk dihen ende motivet se përse qeveria shqiptarë ka refuzuar për një kohë kaq të gjatë dëbimin e dy diplomatëve që për NATO dhe partnerët e tjerë të rëndësishëm kanë pasur lidhje me terrorizmin.

 

Pas

“S’më lini të flas se e dini çfarë do them”, zbardhen mesazhet mes Ramës dhe studentes që braktisi takimin (FOTO)

Para

Goditi Ramën me vezë, Balla padit deputetin Endri Hasa

Para
FOTOGALERI/ Të gjitha mimikat e Edi Ramës kur u qëllua me vezë

Goditi Ramën me vezë, Balla padit deputetin Endri Hasa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

“Japoni: Rikthehet dënimi me vdekje ekzekutohet ‘vrasësi i Twitter-it’”

Shërbimet sekrete: Uraniumi i pasuruar i Iranit është zhvendosur para sulmeve

Los Angeles: Ndërron jetë kompozitori i famshëm Lalo Schifrin

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.