Bashkimi Europian ka reaguar pas anulimit të vizitës së presidentit serb në Drenicë, për shkak të protestave dhe bllokimit të rrugëve nga banorët e Drenicës.
Në regimin e saj BE thotë se nevojitet angazhim për të ruajtur sigurinë në Kosovë.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.
“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës”, ka thënë Koçijançiç.
“Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash”, ka deklaruar ajo
(B.H/Faxweb)