Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është përgjigjur ndaj kërkesës së bërë nga grupi parlamentar i PD, lidhur me arsyen e anullimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku ishte planifikuar heqja e mandatit të deputetit socialist, Alqi Bllako, kundrejt të cilit SPAK pritet të lëshojë një urdhër arresti.
Në përgjigjien e dhënë, Nikolla theksoi se tashmë nuk kishte objekt shqyrtimi për t’u mbajtur mbledhja e Këshillit të Mandateve pasi Bllako kishte paraqitur vetë dorëheqjen nga mandati i tij i deputetit.
Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla: Deputeti dorëzoi kërkesën për dorëheqjen nga mandati i tij. Kështu Këshilli i Mandateve nuk ka më objekt shqyrtimin e kërkesës së SPAK për të bërë të mundur heqjen e mandaitit të Alqi Bllakon në mënyrë që të bëhet arerestimi i tij.
Discussion about this post