Anullohet për të tretën herë brenda javës udhëtimi me target drejt Brindizit në portin e Vlorës.
Shkak sipas sherbimit portual eshte moti i keq qe pritet të perfshijë vendin.
Por sipas raportimeve të gazetares së Fax news shkak për këto anullime janë bërë kushtet jo të mira të tragetit, pasi ai nuk përballon dot detin në kohë të keqe edhe nëse era nuk është me shpejtësi të lartë.
Një tjetër arsye që bën që trageti më shumë të rri në port se sa të udhëtojë janë edhe kushtet e kalatave të portit të Vlorës të cilat shkaktojnë problematika në ankorim.
Njoftimi i plotë i portit:
NJOFTIM!
“Porti Detar” Vlorë sh.a., njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se për shkak të motit të keq që pritet të ketë, trageti “ST. DAMIAN” sot ( 09.05.2019) nuk do të udhëtoj drejt Portit të Brindizit. Aktualisht trageti ka dalë në Rad ( det të hapur).