Gazetari Artur Çani ka zbuluar mbrënmjen e djeshme se është anuluar koncesioni për rrugën Thumanë-Kashar. Ky aks rrugor u fitua nga ana e kompanisë Gener 2 e cila kishte paraqitur një ofertë të pakërkuar, po sipas gazetarit koncensioni është anulluar.
“Gjithë situata në Shqipëri thotë Rama ik. Të gjitha pikat që ata thonë është rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë. Nëse Rama ka 1% shpresë që të qëndrojë, është të shfuqizojë ligjin. Po të them një lajm; koncesioni i rrugës Vorë-Thumanë, ishte një nga koncesionet më të mëdha është anuluar. E kishte Gener 2. Sot, është lajm. Nuk është firmosur. Është autostrada më e shtrenjtë në Shqipëri. Gati 20 mln euro për km. I gjithë presioni që vjen nga të gjitha anët sjell këto gjëra”, u shpreh Çani.
Kujtojmë se kompania Gener 2 në pronësinë e Bashkim Ulajt dyshohet se fshihet dhe pas kompanisë DH Albania e cila është një kompani fantazmë, dhe kishte fituar 30 milionë euro nga dy tendera, ai në Unazën e Madhe dhe një tender i OST-së.