Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit se koncesioni e Check Up është anulluar.
Manastirliu bën me dije se koncesioni nuk është anulluar, por është pezulluar përkohësisht, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, i cili është përhapur gjerësisht në Shqipëri.
Me një postim në Twitter, të ngjashëm më komunikimet e kryeministrit Edi Rama së fundmi për masat për parandalimin e koronavirusit, ministrja shkruan se Check Up do të fillojë punën pas rikthimit të normalitetit.
”FAKE NEWS! CHECK UP NUK ËSHTË ANULLUAR, POR PEZULLUAR DERI NË RIKTHIMIN E NORMALITETIT, KUR NJERËZIT DO TË VIJOJNË SËRISH TË KONTROLLOJNË FALAS GJENDJEN E TYRE SHËNDETËSORE!”- shkruan Manastriliu.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post