Avioni Civil ka dhënë një njoftim të rëndësishmë për të gjithë pasagjerët, të cilët do të udhëtojnë drejt Italisë, ose do të kthehen nga Italia në Tiranë nga aeroporti i Anconës, për ditën e shtunë.
Sipas njoftimit mësohet se Avioni Civil, do të jetë në grevë, për rreth 8 orë dhe në këtë mënyrë do të anulojë të gjithë udhëtimet e ditës së nesërme.
Njoftimi
“Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që kanë parashikuar të udhëtojnë ditën e shtunë dt. 26 Maj 2018, nga dhe drejt Aeroportit të Anconës në Itali, se ditën e shtunë në Aeroportin e Anconës, do të ketë grevë nga ora 10.00 deri në 18.00.
Ditën e shtunë është parashikuar një fluturim nga Aeroporti i Ankonës me drejtim TIA, dhe anasjelltas, për këtë arsye AAC apelon ndaj pasagjerëve që të ndjekin me vëmendje njoftimet e kompanisë ajrore që kanë rezervuar biletën dhe adresën zyrtare të aeroportit, për të shmangur pritjet e gjata.
Për çdo problematikë mos hezitoni të na shkruani, stafi i AAC është i gatshëm t’ju ofrojë ndihmë“, thuhet në njoftim. (E.V/Faxweb.al)